SHEMSI NUHIU i pari shqipëtar i Kosovës që shkelë Serbinë me pasaportë të Republikës së Kosovës!

 

Familja e Shemsi Nuhiut, në Zvicër përmes agjencisë informative « Presheva Jonë » ka reaguar ndaj disa partive të cilat, pas ekstradimit të Shemsi Nuhiut në Serbi permendin emrin e tij  dhe rreth disa zërave se ai gjoja  « qenka dërguar në Serbi sepse paska pasur pasaportë serbe ».

 

Gjenevë, 27 mars

 

«Nuk ndihemi mirë, kur lexojmë apo dëgjojmë ditëve të fundit disa lajme, reagime apo kerkesa rreth lrimit të vëllaut tonë nga burgu. Ne si familje nihemi të shqetësuar edhe të manipuluar nga disa kerkesat e disa  partive piolitike rreth “lirimit të shemsi Nuhiut”, kur dihet se ai ishte në Zvicër dhe ata qe e deshtën Shemsi Nuhiun u përpoqën të bëjnë dicka, sa mundën,  por më ne fund ai i dërgua padrejtësisht në Serbi. Prandaj, ato parti që kanë nevojë të bëjnë marketing politik, ka forma tjera dhe  jo  me vëlluan tonë… »  thonë vllezërit e Shemsiut, Sherif dhe Zeqirja Nuhiu në Gjenevë në reagimin e sjellur në agjencinë “Presheva Jonë”

 

Dacic, në aeroportin e Beogradit e pret Shemsi Nuhiun me pasaportë  të Republikës së Kosovës në xhep

Familja Nuhiu nga Zvicra po ashtu e shqetësuar rreth disa zërave ka reaguar duke sqaruar se « Vëllau ynë Shemsi Nuhiu kurrë nuk ka pasur pasaportë të Serbisë. Në fakt në vitin 2001, ka pasur pasaportë, por të «Jugollavisë», sikur edhe mijëra kosovarë tjerë atëbotë.  Por nga vdekja e këtj shteti, nga ky vit, ai nuk ka pasur më kurrë  pasaportë të Serbisë, por të Republikës së Kosovës. Dhe nëse Shemsi Nuhiu u dërgua në Beograd, mund të thuhet se ai u ekstradua në Serbi me pasaportë të Republikës së Kosovës…», thuhet në fund të reagimit të familjes Nuhiu nga Zvicra, vëllau i të cilëve u ekstradua më 21 mars në Serbi.

 

Për të dëshmuar keto fjalë se Shemsi Nuhiu, i posakestraduari në Serbi në jetë ka pasur vetëm dy pasaporta në fillim atë të “Jugosllavisë” dhe së fundit pasaportë të Republikës së Kosovës, ku po ju sjellim edhe kopjen të dy pasortave, që sipas Zeqirja Nuhiut, “këto kopje u janë dërguar më 22 mars edhe RTK-së dhe nuk di pse nuk i kanë publikuar”.  Ndryshe, vëllau i tij Zeqirja Nuhiu në Gjenevë  i ka deklaruar agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonër” se “Shemsiu i shoqëruar nga tre agjent serbë ka hypur në aeroplan me pasaportë të Republikës së Kosovës . Dhe me këtë pasaportë është pritur në areroport nga minstri serb Dacic..”

 

Po, ashtu familja Nuhiu nga Zvicra ka bërë vërjetje për disa keqiterpretime të disa portaleve albanaofone në Zvicër jo vetëm në lidhje me atë se Shemsi Nuhiu paska pasur “pasaporë të Serbis” cka s’është e vërtetë, por ka pasur edhe deinofmrime rreth “vendimit të gjykatës së Drejtave të Njeriut në Strasburk, sipas cilave, ajo paska refuzuar ?! Në fakt sipas familjes Nuhiu “Strasbrugu nuk ka vendosur asgjë, e as nuk ka refuzuar asgjë, përkundrazi dosja e vëllaut tone gjendet atje dhe është duke trajtuar dhe në shqyrtim e sipër..”

SHPËRNDAJE