Zyra për informim e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar në lidhje me dezinformacionin e shpërndarë nga ana e, siç thuhet, një OJQ-je virtuale dhe e paregjistruar në Maqedoni, si dhe pas botimit të dezinformacionit të paverifikuar nga ana e medieve, si dhe ka nisur sqarimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për vizitën e Ministrit Imami dhe takimet e tij zyrtare dhe ato joformale në Maqedoni.

Kontrollimi dhe verifikimi i informacionit, që mund të shkaktojë pasoja të ndryshme, është pjesë e integritetit të të gjitha institucioneve para se të reagohet, përfshirë edhe nga ana e OJQ-ve, qofshin ato virtuale ose jo, por edhe i medieve dhe institucioneve të tjera, thuhet në reagim

“Vizita e parë e Ministrit shqiptar të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe takimi me homologun shqiptar Fatmir Besimi, në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë, e përcjell me të gjitha nderimet më të larta shtetërore, është historike dhe flet për realitetet e reja në Ballkan”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Pjesa joformale e vizitës sqarohet nga vet Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Më poshtë e japim në mënyrë integrale sqarimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Drejtoria e Shtypit, Informacionit dhe Marrëdhënieve Publike në Ministrinë e Mbrojtjes, në respekt të lexuesve dhe të opinionit publik
shqiptar sqaron: Ditën e premte, më datë20 janar 2012, përgjatë vizitave zyrtare e protokollare të Arben Imami, ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, në takimet e tij me homologun, Fatmir Besimi, ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë, është respektuar konform të gjitha rregullave ndërkombëtare, protokolli identifikues ndërmjet dy shteteve, prania e dy flamujve kombëtar.

Po më 20 janar, mbas asaj vizite zyrtare, Imami, pranoi ftesën konfidenciale për një takim informal me Nikola Poposkin, ministër i Jashtëm i Maqedonisë. Ky takim u zhvillua pa protokollin dhe pa agjendat rutinë, të takimeve të paravendosura.

Takimi është zhvilluar konfidencialisht me kërkesën e Poposkit, si vlerësim dhe respekt i politikës mbështetëse të qeverisë shqiptare, që Maqedonia të integrohet në Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO.

Sqarojmë se e tërë agjenda e takimeve dhe bisedimeve që Arben Imami zhvilloi gjatë vizitës së tij dyditore në Maqedoni, ishte e suksesshme. Gjatë takimeve që Ministri Imami zhvilloi me homologun e tij, Fatmir Besimi, me zv.kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi, me Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes dhe Sigurisë, si dhe në takimin konfidencial me ministrin e Jashtëm, Nikola Poposki është diskutuar për çështje të rëndësishme që lidhen me forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe avancimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në funksion të shfrytëzimit të kapaciteteve të përbashkëta që posedojnë dy vendet në fushën e mbrojtjes, për sigurinë rajonale, për mbështetjen që Shqipëria jep për integrimin e plotë të Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

SHPËRNDAJE