Reagime për foton mes Miss Kosovës dhe Miss Serbisë

Miss Kosova dhe Miss Serbia në një foto të përbashkët kanë shqetësuar disa media serbe. Fotoja është bërë në garën për Miss Universe në Rio, në Brazil, ndërsa bukuroshja serbe, Ana Sharanovic, është detyruar të sqaroj se si ka ardhur deri të fotoja me Miss Kosovën, Aferdita Dreshaj.

Për disa njerëz në Serbi moralizimi shkon aq larg sa që cdo gjë është njohje ose jo e pavarësisë së Kosovës. Sharanovic ka theksuar se fotografia është bërë në mes të pushimeve gjatë regjistrimeve dhe fotografimi me cilën cdo femër nuk ka asnjë lidhje me politikën. Ajo ka thënë se e mbështet politikën e vendit të saj dhe se kjo nuk është pranim, por një kulturë në nivelin personal. “Nëse do të flas zyrtarisht natyrisht që do të them se Kosova është Serbi dhe Jerusalemi serb”, ka thënë Sharanovic.

Atëherë është analizuar edhe fytyra e saj, që sipas mediave, ka qenë e përmbajtur në fotografi. Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe më parë. Gazeta “Bllic” ishte sulmuar pas pavarësisë nga krerët e qeverisë pasi kishte publikuar një reklamë të Republikës së Kosovës në faqet e saj publicitare.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni