REAGIM: Rexhepi, lider i LKSH-së i kundërvihet deklaratave paushalle te Natasha Kandic rreth të dënuarve shqiptarë me 101 vjet burg

  “Nëse sa më parë  nuk anulohet ky aktgjykim plotësisht politik, do të jemi të detyruar të propozojmë  Këshilltarëve Shqiptarë të Kuvendit të Luginës së Preshevës të Shpallin Autonomi Territoriale-Politike të Luginës së Preshevës me të drejtë bashkangjitjeje Republikës së Kosovës”  tha në fund Orhan Rexhepi për Agjensinë Informative JUGpress.

Preshevë, 4 shkurt /AIK-Presheva Jonë

 

ORHAN REXHEPI HEDH POSHTË DEKLARATËN E NATASHA KANDIQIT
 
Nënkryetari i Kuvendit komunal të Prehsvës dhe një nga ish-Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit  (UÇPMB) Orhan Rexhepi, ka reaguar sot në deklaratën e djeshme të Kryetares së Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Natasha Kandiq, rreth shpalljes së AKTGJYKIMIT të 21 Janarit në Beograd.  Në një deklaratë dhënë JUGpress-it  Orhan Rexhepi reagoi ashpër kundër deklaratës së Natasha Kandiqit  të bërë për  televizionit lokal të Preshevës  rreth vendimit për gjykimin e anëtarëve të  grupi të Gjilanit.

Natasha Kandiq  tha se  “tashmë ka kaluar koha e Deklaratave Politike  dhe se gjykatat nuk janë më politike. Gjykatat dhe gjyqtarët për krime lufte tanimë kanë vlerësime  pozitive nga ana e Komunitetit Ndërkombëtar dhe se Shqiptarët nga Gjilani nuk kanë qenë nga ata që kanë kryer krime lufte kundër serbëve”  Orhan Rexhepi tha se me këtë Natasha Kandiq ka lënë hapsirë të kuptohet se gjëra të tilla kanë qenë në gjendje të bëjnë  Shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Pyes zonjën Kandiç nëse e di apo ka harruar se nëntë Shqiptarët nga Presheva, më 26. dhjetor 2008, janë kidnapuar nga ana e më tepër se 2500 pjestarëve të Xhandarmërisë serbe dhe më tepër se 150 pjestarëve  civilë, Zoti e din se të cilave shërbime serbe, me targa të makinave nga Novi Sadi, Beogradi, Kragujevci , Nishi, Leskovci dhe Vranja dhe se  atë ditë e bënë një llakërdi makabre mbi popullsinë Shqiptare. Kjo ka qenë  më shumë se politikë, thjeshtë një KIDNAPIM EKSTREM. Çdo ditë gjykimit ishte i përcjellur nga përfaqësuesit e saj, ngase edhe unë tërë kohën  e kam përcjellur këtë gjykim, dhe ajo sigurisht e di, ose ka harruar, se për të nëntë djemtë Shqiptarë u dëshmua pafajsia e tyre e QINDËPËRQINDË dhe se ata janë të dënuar me nga 15, 10 dhe nga 8 vjet burg, dhe kjo është më shumë se politikë, gjenocid modern, sepse pas datës 21 janar 2011 nuk ka më as edhe një Shqiptar i Luginës së Preshevës të ndjehet I sigurt në shtëpinë e tij ” tha Rexhepi.

  “Nëse sa më parë  nuk anulohet ky aktgjykim plotësisht politik, do të jemi të detyruar të propozojmë  Këshilltarëve Shqiptarë të Kuvendit të Luginës së Preshevës të Shpallin Autonomi Territoriale-Politike të Luginës së Preshevës me të drejtë bashkangjitjeje Republikës së Kosovës”  tha në fund Orhan Rexhepi për Agjensinë Informative JUGpress.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni