elllllKRONOLOGJI NËPËR KOHË

Femra shqiptare si pjesë e shoqërisë, që nga kohërat e lashta, u përballë me shumë sfida dhe vështërsi si dhe padrejtësi. Ishte viktimë e mentaliteteve të prapambetura, shkeljeve dhe mospranimin ose injorimin e saj, në shumë sfera të jetës së gjithmbarshme. Duke qenë pre e mentaliteteve dhe duke qenë grua e nënë, e cila krijon familje, ajo prore qëndronte karshi sakrificave të mëdha ne mes përgjegjësive morale në familje: mbante përgjegjësi për një ekuilibër të qëndrueshëm në mes këtyre dhe njëkohsisht edukonte e rriste fëmijtë e saj me mundim e urti. Gjatë etapave të ndryshme historike, emancipimi i saj pësoi ndryshime të mëdha, duke iu falënderuar shumë femrave të forta shqipëtare siç ishin: 1. Teuta – Mbretëreshë e shtetit Ilir, shekulli III para erës sonë, 2. Etuta-Princeshë Dardane, 3. Komita- Princeshë e Arbërisë-sunduese e despotatit të Vlorës, 4. Helena Topia- sundimtare e Krujës, 5. Mamica Kastrioti-Sundimtare e Topijajve, 6. Angjelina Komnena apo ndryshe Angjelina e shenjtë, 7. Elena Lukrecia Peshkopia- E para femër doktore e filozofisë në botë, 8. Nora e Kelmendit- vrau pashain turk dhe u shndërrua në simbolin e rezistencës dhe moralit të femrës shqiptare, 9. Dhaskarina Pinoçe-Bubulina- Ndërtoi dhe drejtoi Fregatën e Agamemnonit, Luftëtare e shquar, 10. Eleni Bukura Altamura- Piktorja më e shquar e Greqisë. Gruaja e parë që arriti të futet në ateljenë e burrave të Akademisë së Arteve të Romës dhe Napolit; 11. Elena Gjika – shkencëtare, publiciste, diplomate; 12. Kushe Mica – themeluese e shkollës së parë për femra, 13. Motrat Qiriazi, 14. Tringa Smajli – luftëtare, atdhetare 15. Paro Kita – luftëtare dhe atdhetare, 16. Shote Galica – luftetare, patriote e spikatur 17. Nëna Terezë, humaniste, mbajtëse e çmimit Nobel për Paqe 18. Marie Shllaku- politikane, luftëtare për lirinë e Kosovës 19. Xhevë Lladrovci- heroinë, e shumë e shumë femra të urta dhe dinjitoze të kohërave moderne, të cilat le që ishin dhe janë të përkushtuara në qëllimet e tyre, por ishin dhe janë edhe përfaqësuese të denja të popullit të tyre, në shumë lëmi të arritura nëpër Evropë dhe më gjërë. Ndër ato, shumë shkencëtare, këngëtare, mjeke, sportiste, shkrimtare, punëtore arsimi, politikane, humaniste etj. Ndër ato femra në Mërgate, e cila që nga femijëria u ndesh me probleme politike të babait dhe familjes së saj, në prehër të babait, i mësoi virtytet më të larta njerëzore dhe dashurinë e flaktë ndaj Atdheut duke luftuar në mënyrë permanente për lirinë dhe pavarësinë! E kuptoi, që në femijeri, se edhe ajo do ta ndjek rrugën e babait të saj dhe do ta luftojë çdo padrejtësi në shoqëri, si dhe çdo pengesë, që do t’i del në rrugë popullit të saj. Për atë arsye, e brumosur heret me ide patriotike, kreu edhe studimet e larta në Universitetin e Hamburgut në Gjermani duke e perfeksionuar bagazhin e saj. Mësoi dhe studjoi demokracinë europiane, e cila nuk ishte dhe nuk është vetëm një teori në letër, porse aplikohet dhe zbatohet edhe në praktikat shoqërore perëndimore. E kjo është znj. Donika Gërvalla-Schwarz, një femër e vendosur, këmbëngulëse, që nga vitet e 90-ta veprimtare e dalluar që luante rol të veçantë në rradhët e para të LDK- së, dega në Gjermani. Znj. Gërvalla në kohëra më të vështira, kur mbretëronte regjimi i Millosheviqit ndaj popullit shqiptarë, ngriti zërin në mërgatë para opnionit europian dhe u përballë me përfaqësuesit e regjimit serb nëpër forume dhe biseda politike, kur askush nuk merrte guximin të ballafaqohej me gjendjen aktuale të atëhershme. Ishte një kuadër i rëndësishëm dhe shtylla kryesore në partinë e LDK –së për Gjermani, si dhe zëri autentik i saj. Me shumicë votash, ajo edhe aktualisht është zgjedhur kryetare e kësaj Partie- dega Gjermani. Ditët e fundit, si tërë opinioni mbarëshqipetare, edhe ne krijueset femra në Mërgatë shprehim indinjatën tonë dhe reagojme ashpër kundër mënyrës së trajtimit, që i është bërë znj,Donikë, me rastin e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ne kujtojmë se dhuna, që është përdor ndaj saj, nga sjelljet e papërgjegjshme të Isa Mustafës dhe servilëve të tij, para së gjithash është dhuna e përdorur ndaj të gjitha femrave shqipëtare, e veçanërisht ndaj të gjitha Krijueseve në Mërgatë. Ne njëzëri jemi kundër dhunës, që u zbatua kundër një femre intelektuale, demokrate, atdhetare, kryetare e degës, bije të heroit Jusuf Gërvalla. Prandaj, ftojmë me këmbëngulje, anëtarësinë e mirëfilltë, që të kërkojnë me ngulm dorëheqjen e Isë Mustafës. Kërkojmë që në këtë Parti, e cila, që nga vitet e 90-ta mblodhi në gjirin e vet popullin paqedashës të Kosovës, inteligjencien shqiptare dhe intelektualët e mirrëfillt, e kjo vazhdoi deri në ditët e sotme, më në fund të dominojë fjalë e lirë demokratike, vizione të qarta për përparimin dhe zhvillimin e Kosovës … Në fund do ta kisha përmbyll këtë reagim me thenjen e mençur te Voltaire „Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim“ .

Për Krijueset e LKSHM

Zëdhënse Sevëme Fetiqi

SHPËRNDAJE