Reagim i Degës së LDK-së në Zvicër lidhur me anashkalimin e kësaj Dege me rastin e pritjës që është organizuar nga ambasadori z. Naim Malaj në 4 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt

Drejtuar:    Stafit të ambasadës dhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bern- Zvicër z. Naim Malaj.

(Pse harrohen nga Ambasada e Republikës së Kosovës Dega e LDK-së në Zvicër dhe veprimtarët e saj?!)

            Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur më 25.02.2012,  përveç çështjeve organizative të Degës, debatoj edhe lidhur me anashkalimin e kësaj Dege me rastin e pritjës që është organizuar nga ambasadori z. Naim Malaj në 4 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2012.

Nga diskutimet e të gjithë anëtarëve të kryesisë u konstatua se të gjithë e dijmë se mërgimtarët shqiptarë, veçanërisht ajo e këtyre 150 viteve të fundit, ka qenë ndërtues dhe shtyllë me rëndësi e platformës politike për lirinë dhe pavarësinë e tokave shqiptare, me theks të veçantë të pavarësisë së Kosovës. Mërgata shqiptare ishte promovuese e diplomacisë kombëtare si dhe mobilizuese e potencialit njerëzor,kadrovik dhe financiar kombëtarë në drejtim të sensibilizimit të kancelarive ndërkombëtare për njohjen e të drejtës për liri dhe pavarësi nacionale. Por, i gjithë ky angazhim dhe organizim nuk do të kishin kuptim dhe vlerë pa organizimin dhe koordinimin e forcave mobilizuese në Kosovë. Në këtë drejtim mërgimtarët kanë meritat e veçanta në veprimtarinë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës çoft ajo edhe e pjesëshme.

            Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër konsideron se Injorimi i skajshëm që i bëhet degës së LDK-së në Zvicër nga ana e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bern z . Naim Malaj me rastin e pritjës së organizuar me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk do koment. Shtohet pyetja: A është ambasada institucion privat që të ftohen “jaranat dhe jaraneshat “ apo manifestim shtetëror? Të injorohen subjekte siç është Dega e LDK-së  apo LAPSH-i në Zvicër (Lidhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë) , të dyja  me një traditë të organizimit  22- vjeçar si dhe subjekte tjera që kësaj radhe nuk po i përmendim.

Përvoja e vendeve me një diplomaci të zhvilluar na tregon se diplomatët duhet të jenë në shërbim të vendit që përfaqsojnë, të popullit e jo vetëm të miqëve, jaranave e jaraneshave.

Pse ende Ambasadori vazhdon të shikoj këtë degë në baza të ideologjisë së partisë nga e kanë emëruar ambasador?

Është dega dhe nëndegët e saj që për vite të tëra e kanë mbajtur në këmbë shpirtin patriotik te mërgimtarëve në këtë vend por edhe të Kosovës. janë veprimtarët e kësaj partie që më shumë se kushdo tjetër i trandën metropolet më të mëdha botërore për kauzën e shenjtë kombëtare dhe sot anashkalohen nga ambasada e shtetit të vet…!.

Edhe pse Dega e LDK-së në Zvicër sa herë që ka organizuar një manifestim kulturor, kombëtar apo përkujtimor në listën e saj të ftesave për respektin që ka ndaj institucioneve të të

 

Republikës së Kosovës dhe ambasadës si pjesë e këtyre institucioneve, Ambasadori është rradhitur ndër të parët. Dhe përgjigjia e ambasadorit  Malaj ishte e zakonshme “Për shkak të agjendës nuk kam mundësi të marrë pjesë në tubimin Tuaj “  por nuk e pa të arsyeshme asnjëherë të dërgoj një përfaqsues të ambasadës.

Athua vallë kujt i shëben kjo ambasadë? … A është e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës apo përfaqëson interesat e grupacioneve. Ne nuk dëshirojmë të besojmë se ambasadori është i prirë apo i orientuar për qëndrime klienteliste apo ideologjike, që nuk i shërbejnë aspak shqiptarëve në Konfederatën Helvetike, madje e shëmtojnë imazhin dhe misionin e një ambasadori, si përfaqësues i Republikës së Kosovës.

 

 

Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër

SHPËRNDAJE