REAGIM I PD-së ndaj artikullit “Shqiptarët e Luginës dhe zgjedhjet në Sërbi”

PARTIA DEMOKRATIKE – BUJANOC

Reagim ndaj artikullit “Shqiptarët e Luginës dhe zgjedhjet në Sërbi”krim autorial i
kryetarit aktual të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberit.

Kryetari aktual i komunës së Bujanocit,në përfundim të mandatit, në tekstin autorial
na informon se më 6 maj 2012 në Serbi do të mbahen zgjedhjet lokale,parlamentare dhe
presidenciale,ku për këto të fundit,për çudi është fare i pa interesuar,ndërsa për ato
parlamentaret është interesuar rrënjësisht,ndërsa për ato lokalet jetësisht.
Ajo që neve më shumë na brengosi është ndjellja e “Hatasë” nga Shaip Kamberi, ose
parandjenja e tij se do të ndodhë diçka shumë e keqe në këto zgjedhje lokale duke
tërhequr analogji me gjendjen në Sanxhak.
Shaip Kamberi në këtë rast na paraqitet ose si viktimë që frigohet nga ajo që do të
ndodhë duke na paralajmruar,ose shpreh agresivitet dhe dhunë ndaj atyre që mendojnë
ndryshe,sidomos ndaj atyre që kan formuar “parti të reja” të cilat sjellin gjoja
destabilitet,pa siguri,dhunë,frigë si dhe rrezikojnë humbjen e pushtetit,të cilin Shaip
Kamberi vetëm e ka bërë duke legalizuar “Koalicionin hibrid” para dy viteve me
Dr.Stojança Arsiqin & Company duke votuar tri herë radhazi kundër shqiptarëve si dhe
duke u kërcnuar në një emision teliviziv brenda këtyre ditëve se nuk do të bëj koalicion
me ato parti shqiptare të cilat “ofendojnë”.
Në rastin e parë do të kishte qenë mirë që ai të paraqiste fakte dhe dëshmi, nëse është
nevoja edhe në organet kompetente të hetuesisë dhe rendit sepse “armiqësitë e hapura
ndërshqiptare” siq thotë ai në të vërtetë janë gjëja më e keqe që mundet të na ndodhin në
këtë moment dhe asnjë pikë gjaku shqipëtari nuk meriton të derdhet.
Është më e vërtetë varianta e dytë se Shaip Kamberi ka filluar të frigohet nga hija e tijë
dhe ka filluar të godas majtas e djadhtas,duke njëllosur çdo gjë rreth tij.
Ankthi i tij rreth retorikës përçarëse korrespondon më shumë me bishtin e djegur të
dhelprës,e cila kishte menduar se u dogjë “dynjaja”.
Kryetar aktual në përfundim të mandatit; Simpatizuesit PD-së , PVD-së, LPD-së dhe
UDSH-së kanë derte tjera dhe nuk vuajnë nga paranoja apo ndjellja e së keqes,dhe ata me
siguri do ta përmbyllin me sukses këtë fushatë zgjedhore në një fryme mirëbesimi dhe
tolerance, sepse atyre nuk i’u është kallur bishti,pasi që në mesin e tyre ka:
intelektual,punëtorë,bujqë,punëtorë të arsimit,të pa punë e shumë të tjerë të cilët në mes
tyre kanë miqësi,farefisni,shoqëri në mes tyre dhe nuk e qajnë hallin për “bishtin tuaj te
djegur”,sepse dynjaja edhe më tejë egziston.

Prandaj z. Shaip Kamberi nëse kjo ndjellje e se keqes bëhet realitet siqë po trumpetoni

dhe paralajmroni çdo kund që po ju jipet rasti në mediumet shqiptare dhe serbe,
të shkruara dhe ato elektronike, përgjegjësia do të bie mbi ju sepse ju jeni ai që
paralajmroni gjëra që askush tjeter nuk është duke i parë.

Kryesia e Partis Demokratike


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni