Preshevë,7 Prill/AIK/Presheva Jonë
Sot me fillim prej orës 12 :00 në lokalet e Rilindjes Demokratike u festua 1 vjetori i themelimit të këtij subjekti ku ishin të pranishëm të gjithë kandidatët për këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme si dhe një numër i madhë i simpatizantëve.

Hapjen e këtij takimi solemn e bëri kryetari i Rilindjes Demokratike i cili i përshëndeti dhe i falemderoi të pranishmit për pranin e tyre duke i premtuar se do të punohet me gjithë forcën e tij dhe të zgjedhurve kandidatë të këtij subjekti për zgjedhje.
“Ky përvjetor besoj se ka qenë i suksesshëm dhe kemi arritur thuase të gjitha qëllimet  e tona,kemi kontribuar në qeverisje,kemi qenë konstruktiv dhe të përgjegjshëm në vendim marrje qka kemi lënë të kuptojmë se meritojmë mbështetje në zgjedhjet e majit të këtij viti“ tha ndër të tjera dr.Ramiz Latifi.
Në fund u shtrua një koktej rasti bashkë me tortën e njëvjetorit e cila u nda në mënyrë solemne.

SHPËRNDAJE