Ish-kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzales ka hedhur poshtë zërat se para dy vjetësh ai është ‘dëbuar’ nga klubi madrilen, për t’i lënë hapësirë gjeneratave të reja.

Raul, i cili këtë verë braktisi Shalken për të nënshkruar me klubin nga Katari, Al Sad, ka thënë se ndarja me Realin ka qenë shumë miqësore. “Në Real kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime dhe kam pasur fatin të jem pjesë e një gjenerate të shkëlqyeshme. Për largim nga Madridi vendosa vet, askush nuk më ka dëbuar. Edhe më tutje kam raporte fantastike me klubin dhe njerëzit që janë aty. Kurrë nuk kam pasur probleme me klubin madrilen”, ka theksuar Raul. Në fund, ai shkurtimisht ka komentuar edhe mosgrumbullimin e tij nga ana e përzgjedhësit, Visente Del Boske për Euro 2012, i cili fillimisht ishte paraparë si zëvendësim për David Vilën e lënduar. “Do të më pëlqente të isha pjesëmarrës në Evropian, por e tillë është jeta”, ka thënë Raul.

SHPËRNDAJE