Putini fitoi betejën, por jo edhe luftën

 

Ku Nën hijen e akuzave për manipulime dhe keqtrajtim të vëzhguesve, u zhvilluan sot zgjedhjet parlamentare në Rusi. 110 milionë rusë votuan për 450 deputetët e Dumës. Kryeson partia e Putin
PARTIA NË PUSHTET MERR 45,83 PËR QIND TË VOTAVE NË ZGJEDHJET LEGJISLATIVE
Partia e Vladimir Putinit ”Rusia e Bashkuar” fitoi zgjedhjet legjislative që u zhvilluan sot me 45,83 për qind të votave, sipas rezultateve të para të dala nga 15 për qind e qëndrave të votimit, njoftoi shefi i Komisionit Zgjedhor qëndror, Vladimir Tchourov.
Sipas sondazheve të realizuara pas mbylljes së qendrave të votimit, Partia Rusia e bashkuara ka marrë rreth 46-48,5 për qind të votave.
POLICIA ARRESTON 170 MANIFESTUES KUNDËR ZGJEDHJEVE LEGJISLATIVE 


Më shumë se 170 opozitarë rusë u arrestuan sot, ndërkohë që po përpiqeshin të merrnin pjesë në manifestimet e paatorizuara në Moskë dhe Shën Petersburg për të protestuar kundër zhvillimit të zgjedhjeve legjislative, njoftoi policia në këto dy qytete.
“Më shumë se 100 persona u arrestuan në sheshin Trioumfalnaïa, vend tradicional për zhvillimin e manifestimeve nga opozita radikale, pas paralajmërive të shumta për karakter të paligjshëm të manifestimeve”, deklaroi policia e Moskës, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.
Mes tyre bënte pjesë dhe shkrimtari dhe opozitari, Eduard Limonov, i cili njoftoi qëllimin e tij për të qënë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit
ARRESTOHET LIDERI I PARTISE SE FRONTIT TE MAJTE
Në zhvillimet më të fundit nga Rusia bëhet e ditur se lideri i një prej partive opozitare, Sergei Udaltsov është arrestuar sot në Moskë.
Sipas zëdhenesit të liderit të Partisë së Frontit të Majtë, ai është arrestuar përpara se të arrinte në protestat poshtë mureve të Kremlinit. Dhjetëra aktivistë të tjerë të kësaj partie janë arrestuar nga Policia në “Sheshin e Kuq”, pasi shpalosën parullat e tyre për dënuar zgjedhjet e sotme si jo legjitime, pasi disa parti as nuk kane arritur te regjistrohen ne zgjedhje.
Partia e kryeministrit Vladimir Putin parashikon fitoren, por sipas të dhënave të veta, pret të mos e arrijë mazhorancën e dy të tretave. Në këto zgjedhje janë në garë shtatë parti. Partitë e opozitës, që kanë propaganduar hapur për ndryshimin e pushtetit, janë përjashtuar nga votimi. Vëzhgues perëndimorë shprehin dyshime për zgjedhjet.  Zgjedhjet parlamentare për Dumën shihen si hapi i parë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, ku Putini dhe Medvedevi kanë këmbyer kandidaturat.

SHPËRNDAJE