Ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare “Presheva jonë” z. Frank La Rue, raportues special i OKB-së për opinon dhe shprehje të lirë. Ndërsa për Shqipërinë, ai  kërkon që qeveria t’i mbajë duart larg mediave, nëse pretendonë t’i shoqërohet një ditë vendeve anëtare të BE-së.

 

 

Gjenevë/UNO, 2 mars

 

Në kuadër të punimve të sesionit të sivjem të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut punimet  e konfrencës po ndiqen pos nga personalitete të larta botëre edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë.

 

 

Qeveria e Tiranës duart larg mediave për t’i hapur rrugë integrimeve  

 

Frank La rue, raportues special i OKB-së për opinon dhe shprehje të lire në Gjenevë duke folur mbi lirinë  e mediave në botë ai u tregua mjaft  kritik ndaj disa qeverive ku sipas tij mediat apo internet-ti sot ende janë viktimë e diskriminimit apo censurës. Kjo gjendje e mos rrespektimit të opinonin dhe shprehjes së lire, sipas raportuesit të OKB-së  paralizon proceset demokratike, më drastike është sidomos në vendet diktatoriale, postkomuniste apo  postkonfliktuoze..

 

Se si e vlerëson gjendjen e  mediave në Shqipëri z. Frank La Rue, raportues special i OKB-së për opinon dhe shprehje të lire deklaroi se “përkudër asaj se unë nuk e kam vizituar Shqipërinë, por në bazë të njoftimeve dhe raporteve që na arrijnë nga terreni,  në atë vend mediat kanë probleme me autoritet vendore. Ne sygjerjomë, sikur Shqipërinë edhe vendet tjera në ballkan që pretendojnë nesër t’i bashkangjiten vendeve anëtare të BE-së t’i mbajnë duart larg nga mediat. Sepse vetëm përmes shprehjes së  lire dhe lirisë së shtypit mund t’ju paraprihet proceseve integruese në instancat evropiane dhe ato ndërkombëtare…


Nuk mund të flitet për lirinë e mediave në Kosovë, përderisa vrasësit e gazetarëve në rajon lëvizin të lirshëm?!

 

Është një fenomen interesant në Kosovë, sidmos rreth dosjeve të krimit të organizuar keto viteve e fundit, përfshirë këtu edhe gazetarët e varë apo të sulmuar. Përderi i drejtohesh EULEX për një rast të vrasjes së një gazetari apo krimi, ata thonë se “në atë kohë ne nuk kemi qenë funksional, ne tash kemi ardhur,..”  Ndërsa t’i pyetësh ata te UNMIK-ut thonë se “ne me nuk kemi më kompetenca dhe se dosjet e krimeve ja kemi transferuar EULEX-it ?! dhe tash gazetarët investigativ gjenden në udhëkryqe dhe nuk dinë kujt t ‘i drejtohen  dhe si mund të ushtrojnë profesionin në luftën kundër krimit të organizuar. Edhe vrasjet e gazetarëve, editorailstëve ( Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Bekim Kastrati, Ali Uka, Bardhyl Ajeti..) pas clirmit në Kosovë ishte temë me raportuesin e OKB-së në Gjenevë z. .Frank La Rue.

 

“As qeveria e as ndërkombëtarët në Kosovë nuk mund të kenë kurrëfarë justifikimi për mosndriqmimin e autorëve të sulmuesve të gazetarë në Kosovë. Prandaj, sot nuk mund të flasim për lirinë e mediave përderisa insitcionet e Kosovës qofshina edhe ato ndërkombëtare në rajon nuk zbulojnë dhe dënojnë ata që vranë apo sulmojnë gazetarët..Autorët e këtyre krimeve mbi gazetarët gjithsesi janë përgjegjës kryesor, por edhe ata që nuk zbulojnë autorët e këtyre krimeve në njëfarë mënyre janë përgjegjës..” na tha në fund  z. Frank La Rue, raportues special i OKB-së për opinon dhe shprehje të lire, duke shprehur dëshirën për ta  vizituar Shqipërinë, nëse ftohet nga Tirana zyrtare, siq u shpreh ai.

SHPËRNDAJE