Serxhio Ramos është shprehur tejet i lumtur me kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai e pret me padurim tërheqjen e shortit, që do të bëhet të premten, derisa thotë se nuk ia ka frikën as duelit me rivalin kryesor, Barcelonën. Reali në ndeshjen e kthimit e gjunjëzoi CSKA të Moskës, me rezultat 4:1, duke kaluar me meritë në mesin e tetë skuadrave më të mira të garës elite evropiane. “Gjëja më e mirë në futboll është se çdo herë ka ndeshje të paparashikueshme. Nëse ne dhe Barcelona vazhdojmë të ecim përpara, atëherë do të kemi një finale shumë të bukur e Ligës së Kampionëve. Mirëpo, edhe nëse ballafaqohemi kundër tyre më herët nuk ka kurrfarë problemi”, ka thënë Ramos. Ashtu sikurse Kristiano Ronaldo, edhe Ramos beson se Murinjo do të qëndrojë në Real Madrid. “Ai ka kontratë me klubin dhe mendoj se do të qëndrojë këtu deri në fund të kontratës”, ka shtuar mbrojtësi madrilen.

SHPËRNDAJE