Intervistë me gjeneral Ramadan Qehajën, Drejtor i Qendres Kosovare per Studime te Sigurise – QKSS Kosovar Centre for Security Studies

   Zotëri Qehaja në këtë inetervistë ekslizive për “Presheva Jonë” flet për arrestimet e fundit ish-ushtarëve të UCK nga ana e EULEX-it, , për dialogun dhe Preshevën, për Dick Marty dhe FSK-në…

Prishtinë, 18 mars / AIK-Presheva Jonë

Presheva Jonë: Meqe jemi tash ne zhvillime të reja z.Qehaja..si i vlerëosni arrestimet e fundit në Kosovë ndërrmarur nga një aksion e policise”së EULEX-it  ?

RAMADAN QEHAJA: Jam i mendimit se EULEXI do te duhej te miret para se gjithash me kriminelet dhe strukturat ilegale te Beogradit zyrtar ne veri te Kosoves.Ky eshte prioriteti itij.


Presheva Jonë: Si i vlerësoni zhvillimet e fundit në Kosovë z.gjeneral ?

RAMADAN QEHAJA: Zhvillimet ne Kosove, ne 4 – 5 muajt e fundit kane qene shkume dinamike dhe jane karakterizuar me nje krize politike, institucionale, por edhe te nje “krize zgjedhore” me te cilen u ballafaqua vendi. Imazhi i Kosoves per  keto shkaqe por edhe pas raportit te Dick Marti-t pesoj nje renje. Kuptohet se keto zhvillime paten ndikim mjaft negativ ne ecjen tone drejt zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit. Sidoqofte kujtoj se tani, pas ketyre dobsive dhe veshtiresive kemi nje pervoje se si dhe ne cfare menyre gjerat  do te duhet te fillojne qe te  permiresohen.

 
Presheva Jonë: Kosova pas një “pauze dhe kaosi politik” sot ka insitucionet e veta, qeverinë dhe presidentin. Mendoni se qeveria e re (sipas koalcionit PDK-AKR) do t’ia dal te përmisoj imazhin e Kosovës dhe avancimin e proceseve në drejtim të duhuar ?

RAMADAN QEHAJA: Ne momentin aktial kualicioni PDK-AKR-Pakicat kane qene opcioni i vetem per te formuar kete qeveri e cila tani me ka filluar se funksionuari. Se sa do te jete e suksesshme kjo Qeveri ne menjanimin  e dobesive te lartpermendura por edhe te atyre qe kane te bejne me luftimin e korrupcionit, krimit te organizuar, gjendjes shume te rende ekonomike-sociale te popullates etj.., mbetet te shifet. Duhet te shpresojme, dhe kjo do te duhej te ndodhe qe ne 100 diteshin e pare.  Kjo Qeveri duhet te filloj nje zhvillim dhe demokratizim qe po e kerkojne qytetaret tane. Ne te kunderten pasojat do te jene mjafte te renda.

Presheva Jonë: Ka sot Kosova, potencial  stretegji për lobime më energjik dhe ingerimim e vendit në insitancat nderkombätre, duke flluar nga OKB

RAMADAN QEHAJA: Kujtoj se Kosova me tere kete brishtesi ne  shtet-ndertimin  e saj do ta kete te veshtire te bej ndonje lobim per pranim te shtetesis tone pa nje ndihmese te thuket te bashkesise nderkombetare e ne vecanti  te SHBA-ve. Shtrohet domosdoja qe tere potencialin e vet kadrovik jo vetem ne organet qeveritare por edhe me gjere nga bota akademike, shoqeria civile etj. ta vej ne sherbim sepse kjo eshte nje domosdoshmeri ne momentin aktual.

 
Presheva Jonë: Dilaogu i filluar në Bruksel nisi me vrull..Mendoi se do të jetë teknik… ? apo fillimi teknik e mbarimi politik ?

RAMADAN QEHAJA: Dialogu ne mes Kosoves dhe Serbisë per mendimin tim eshte paksa i imponuar. Kjo aq me pare qe, te fillosh bisedimet  pa nje kerkese tonen te zeshme qe Serbia te filloj te i terheq strukturat paralele jo vetemne veriu por nga tere territori Kosoves, sikur paralajmron qe ne konsekuencen  e fundit suksesi i tyre te mungoj.

 
Presheva Jonë: Përderisa politikaj e ushtarakë serbë në Serbi flasin si në vend e jashtë, sikur ishte rasti i Jeremic në Gjenevë, vazhdimisht flasin për serbët e tyre në Kosovë, sigurisht edhe ju preokupohnei për zhvillimet në Luginën e Preshevës e cila popullatë etnke po përjeton fatin e Kosovës, dikur me  vrasje, burgje, arrestime, diskriminim, pa univesritet…Pas këtyre prblemeve në Luginën e  Preshvës medoni se e justifkuehsme është bashkangjitha e Luginës së Preshevës procesit të palëve ngeciuse të filluara në Brukselle ?  
 
RAMADAN QEHAJA: Ate qka Beogradi zyrtar kerkon per te drejtat e pakices Serbe ne Kosove duhet te vlej edhe per pakicen Shqiptare ne Serbi. Pa nje reciprocitet ne kete drejtim qasja do te jete e gabueshme.

 
Presheva Jonë: Përkundër disa deklaratave dhe pranisë së NATO-s në rreth ruajts së sovranitetit të Kosovës, nga pal serbe dëgjohen herë kercnime e herë coptimine Kosovës.  Mendoni se  se integriteti territoria i Kosovës gjendet në duar të sigurta ?

RAMADAN QEHAJA: Shiquar ne aspektin praktik, pjesa veriore e Kosoves (ne veri te lumit Iber) eshte e ndare duke shikuar ne kendveshtrimin e  veprimtaris se  gjere te struktura paralele serbe qe veprojne ne kete pjese te Kosoves. Kam pershtypjen se BE nuk eshte e zeshem ne kerkesat ndaj Serbise per eliminimin e strukuturave paralele por ato ne nje menyre edhe i ka toleron. Per kete veshtire eshte te thuhet se eshte siguruar integriteti territorial i Kosoves kur qeveria jone pothuajse nuk ka qasje ne kete pjese te territorit tone.

Presheva Jonë: Një pyetje  rreth perspektivës së FSK-së..që nga carmaitrmi i ish-UCK-së dhe transferimimi në TMK për cod vit liderët kanë urrua se vitine ardhshëm keto trupe do të jenë ushtri e Ksovës..Pas dhjetë vjetësh clirmi  Kosova do të ekte ushtiernë vetë legjitime… ?


RAMADAN QEHAJA:
Sipas planit te Ahtisarit dhe Kushtetutes tone, FSK eshte force pergjegjese per kryerjen e detyrave te gatishmerise emergjente dhe mbrojtjes civile. Ajo ende nuk eshte operacionalizuar ne teresi. KFOR ne largim nuk ja ka deleguar asnje kompetence te karakterit ushtarak kesaj force! Domosdoshmerisht qe tani duhet te fillojme te mendojme dhe te planifikojme formimin e nje Ushtrije  te Kosoves duke nenkuptuar ketu shkrirjen e FSK-se ne Ushtri te cilen synojme ta ndertojme.

 

 

KUSH ËSHTË BASHKËBISEDUESI YNË GJENERAL RAMADAN QEHAJA
 
 
Ramadan Qehaja, lindi më 16.09.1942 në fshatin Rogoçicë, komuna e Kamenicës. Është drejtor i Qendrës kosovare për studime të sigurisë. Është analist dhe ekspert i njohur për çështje ushtarake dhe të sigurisë. Ka kryer funksione të larta ushtarake në ish-Armatën Popullore të Jugosllavisë – APJ deri në vitin 1990 kur doli në pension nga detyra e udhëheqësit të Shtabit të Mbrojtjes Teritoriale të Kosovës. Gjatë viteve 2005/2006 ka kryer funksionin e këshilltarit për siguri të Kryeministrit të Kosovës.
 
Si ligjërues i lartë në Universitetin e Prishtinës është autor i një sër shkrimeve dhe librave. Kah fundi i vitit 2004 botoi librin “Siguria nacionale e Kosovës. Ka marr pjesë në shumë konferenca (të karakterit regjional) për çështje politike dhe të sigurisë. Aktualisht z.Ramadan Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS). E ka kryer akadaminë ushtarake për njësi tokësore, akademinë e komandës së shtabit, si dhe shkollën për mbrojtjen nacionale. Është i martuar dhe ka gjashtë fëmijë të rritur.

 

SHPËRNDAJE