Denoncoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimet albanofobe të Aleksandër Vuçiç dhe Edvin Kristaq Ramës ndaj shqiptarëve të Preshevës. Në këtë periudhë mjalti midis këtyre të dy zyrtarëve me të lartë të vendeve respektive, regjimi i Vuçiç ka ndërmarrë masa anti-shqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva, Medvegja e Bujanovci ndonjëherë në historinë e tyre.

 

Qeveria e Edi Ramës është qëveria e zero interesit kombëtar!

Résultat de recherche d'images pour "sali berisha presheva"Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastra shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm të Ballkanit. Për këtë qëllim, në dhunim të ligjeve, Kushtetutës dhe të gjitha konventave ndërkombëtare, regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar udhëheqësit legjitimë të shqiptarëve të Preshevës me vasalë të tij, të cilët arrijnë të marrin vetëm në një mbledhje 50 e ca vendime të diktuara që të gjitha nga Beogradi, të miratuara plotësisht nga Edvin Kristaq Rama, i cili është i angazhuar në një betejë për jeta a vdekje për ekzistencën e tij në mbrojtje të trafiqeve të tij, të aferave të tij skandaloze.

Po kështu, në të njëjtën kohë, forca albanofobike dënojnë me 750 vjet burg shqiptarët në procesin e Kumanovës, një proces i stisur tërësisht nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri edhe ato ruse, me të cilin me ngjarjen tragjike të Kumanovës, albanofobët nuk kishin qëllim tjetër veçse të shpopullonin qytetin përjetësisht shqiptar të Kumanovës. Kam kërkuar dhe kërkoj një hetim ndërkombëtar, ndëshkimin me forcën më të madhe të ligjit të të gjithë atyre albanofobëve, sllavë apo shqiptarë qofshin ata që inskenuan një skenar tragjik që kushtoi kaq shumë jetë dhe tani vazhdon me 750 vjet burg mbi shqiptarët. Natyrisht këtu kam një qeveri e cila ka shpallur se ka zero probleme me fqinjët, në të vërtet ka zero interes kombëtar.

Qeveria e Edi Ramës është qëveria e zero interesit kombëtar. Kjo qeveri ka interes vetëm pasurimin e paligjshëm me çdo gje të klikës në pushtet. Shqipëria, si asnjë vend tjetër është ngërthyer në bllokimin e drejtësisë, është ngërthyer në paralizën totale të shtetit ligjor nga narko-shteti dhe kjo vetëm e vetëm se në krye të saj ndodhet Noriega. Një gazetar i njohur do shprehej këto kohë se kur kishte parë filmin Narkos mendon se çafrë sajimesh arrinte të bënte Hollivudi për të servirur një gjendje dramatike të narko-trafiqeve. Por kur po shoh skenarët e Edi Ramës, shoh se ata kanë qënë diletantë në krahasim me Noriegën shqiptar, i cili është i aftë të sajojë çdo skenar.

SHPËRNDAJE