ramamssdddd111Beograd, 13 tetor  -Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama posa ka përfunduar nje takim  në Beograd me përfaqësuesit e tri komunave shqiptare ne Serbi (Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë), njofton “Persheva jonë”. njofton agjencia e lajmeve “Persheva jonë” nga Beogradi.

Në ditën e dytë ne kryeqytetin serb  po zhvillohen punimet e Forumi te VI-të te » Beogradit për Sigurinë, i cili kulmoi sot me praninë e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe atij shqiptar Edi Rama te cilët për më shume se dy orë u gjendën më takim.

Dy krerët e qeverive në kuadër të bisedimeve mbi marrëdhëniet shqiptaro-serbe pos çështjes se Kosovës rreth Trepçës u biseduan edhe për çështjen e   shqiptarëve ne Luginën e Preshevës rreth se cilës situate kryeministrit shqiptar Rama paraqiti sot ne Beograd verejtjet dhe shqetësimet e qeverise së Tiranës adresuar homologut te tij serb për shkak politikave diskriminuese mbi shqiptaret etnik në Luginë.

Kreu i qeverisë shqiptare, në kuadër te ketij Forumi për sigurinë në Beograd sot ka zhvilluar nje takim me lidershipin shqiptare nga Lugina e Preshevës duke ju prezantuar përkthimin në serbisht të librit te tij “Kurban” qe koincident se shqiptaret e Luginës së Preshevës se viteve te fundit sikur janë bërë “kurban” të mosmarrëveshjeve te Tiranës dhe Prishtinës me Beogradin.

Ne fund të takimit  kreu i KKSH-së Jonuz Musliu sikur edhe liderët tjerë nga Presheva e Bujanoca për “Persheva jonë” janë shprehur se “sot, këtu  ne Beograd ne takuam kryeminstrin tonë Edi Rama e jo  me Vucicin. Themi kështu sepse sikur të ishte vertetë ky i fundit kryeministër i yni, ai do të na ftonte në takim dhe të na injoronte si zakonisht, jo vetëm në takime me ne, por edhe kërkesat e legjitime te popullatës sonë nga Lugina..”

Delegacioni nga Presheva fillimisht njoftuar kryeministrin shqiptar sot ne Beograd mbi situatën aktuale, te brishte, siç e cilësuan ata, për shkak diskriminimit, papunësisë së madhe, prania  e madhe ne vendbanimet shqiptare të  forca te ekzagjeruar serbe (polici, ushtare e xhandarmëri) si dhe mungesa e vullnetit te qeverise serbe per dialog me Preshevën për te zgjidhur një ser problemesh ne Luginën e Preshevës, si mungesën e teksteve shkollore, mosnjohja e diplomave, mos respektimin e flamurit dhe e simboleve tjera kombëtare.

Kurse, kryeministri Edi Rama ju ka premtuar mbeshtetje ekonomike dhe të zhvillimit të rajonit, si dhe  ndihme me tekste shkollore dhe pranimin e studentëve nga Lugina ne universitetet shqiptare si dhe mbështetje  tjera ne forma te ndryshme te Luginës nga ana e qeveria shqiptare.

“Nuk jeni te vetëm, ne dhe ju gjithë se bashku do t’i bashkohemi familjes se madhe evropiane BE. Ky shekull është i shqiptarëve ne Tirane, Prishtine, Shkup dhe Preshevë dhe integrimet evropiane janë të pashmangshme, deshti apo s’deshi  Beogradi apo ndokush tjetër..” ka thënë sot Edi Rama ne Beograd nga takimi me përfaqësuesit shqiptare nga Lugina e Preshevës

“Do vazhdojmë me vullnet të plotë të promovojmë ndërtimin e urave mes Shqipërisë dhe Luginës së Shqipërisë”, ka deklaruar Rama.

Kurse deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb në Beograd z. Fatmir Hasani ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “takimi i sotëm  me kryeministrin Rama ishte me shume se zyrtar, ishte vëllazëror.  Delegacioni ynë e njoftoi kryeministrin Rama për situatën ne Lugine, në veçanti problemet me zhvillimin dhe paanësinë is dhe shkeljen  te drejtave te njeriut ne tri komunat shqiptare ne Serbi.

Z.Rama shprehi shqetësimet lidhur me situatën e rëndë në Luginë ku shqiptarët me vite tëra ndihen te diskriminuar.  Situatën tek ne në Luginë e rendojnë edhe më shumë veç problemeve qe kemi me qeverinë serbe edhe harresa e Tiranës dhe Prishtinës për shqiptaret jashtë territoreve të tyre shtetërore, çka  duket se jemi bërë viktime e marrëdhënieve të brishta me Beogradin. Prandaj sot ne Beograd i tham  Edi Ramës që shqiptaret e Luginës presim me shumë mbështetje nga shteti ynë amë, hiq me shume se sa qeveria e Beogradit për serbet ne Kosovë.. ”

Delegacioni nga Presheva ne takimin e sotëm ne Beograd me kryeministrin shqiptar u zhvillua në hotelin “Hajat”. Me Edi Ramen u takuan Riza Halimi, Jonuz Musliu, Shaip Kamberi, Shqipërim Arifi, Ardita Sinani si dhe deputeti i vetëm shqiptar ne Parlamentin serb në Beograd Fatmir Hasani etj..

SHPËRNDAJE