Rama: S`tërhiqemi nga betej për Tiranën

 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka cilësuar sërish vendimin e Kolegjit zgjedhor për rrëzimin e ankimit të opozitës si të padrejtë ndërsa theksoi se një vendim i tillë do ta thellojë edhe më tej krizën politike në vend.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PS-së Rama ka theksuar se këtë herë kriza do të jetë më e thellë pasi sipas tij vjedhja e votës është bërë hapur dhe në sy të të gjithë shqiptarëve.

 

Gjithashtu Rama ka akuzuar Kolegjin se nuk ka zbardhur akoma vendimin e së premtes duke shkelur kështu afatat ligjore ndërsa e kë cilësuar këtë vendim si të padrejtë mbi kërkesën legjitime të Partisë Socialiste.

“Vendimi i Kolegjit zgjedhor ishte i padrejtë, ishte një padrejtësi e hapur dhe flagrante për kërkesën e opozitës. Kolegji rrëzoi kërkesën legjitime të opozitës kur dy vjet më parë praktikisht i hapi rrugën krizës 2-vjeçare institucionale, politike me të gjitha pasojat që dihet nga të gjithë ashtu siç njihet edhe kostoja e këtyre pasojave që erdhën si përmbajtje e shpërdorimit të pushtetit të vjedhur nga Saliu” theksoi Rama.

Më tej Rama ka theksuar se Partia Socialiste do të vijojë betejën e saj ligjore por nënvizoi se do të kërkojë me forcë që drejtësia të japë drejtësi.

“Tani më sfida e hapur ka mbërritur në një moment kulmor kur do të duhet të ndodhë ballafaqimi me pruduktin e saj që ndodhi në tavolinën e KQZ-së. Gjurmët e barbarisë nuk janë vetëm në shkeljet e kushtetutës por edhe në vetë aritmetikën e rezultatit të rremë që ka prodhur KQZ-ja” theksoi më tej Rama.

I pyetur për një ankimim të mundshëm përtej Kolegjit Zgjedhor Rama theksoi se hapi i sigurtë deri më tani ështe ky Kolegj, ndërsa përsëriti se opinionin e Komisionit të Venecias e refuzon vetë kryeministri Berisha.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni