Rama publikon një tjetër nismë për ligjet

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, bëri publike një tjetër nismë që mund të zhbllokojë ligjet me 3/5-at e votave.

http://www.botasot.info/img/5432Rama.JPGKështu, opozita do të paraqesë në komisionin e Ligjeve pretendimet e saj, të shprehura në një agjendë, tha Rama.

“Dua të propozoj komisionit të ligjeve një hap të ri për nxitjen e procesit legjislativ për projektet që kërkojnë 3/5-at e votave. Të dorëzojmë një agjendë të specifikuar pune me rend çështjesh e afatesh siç e kemi propozuar në parim, por këtë herë në detaje. Për të mos i lënë më asnjë mundësi palës tjetër që ti ikë përgjegjësive të veta e ti bishtnojë paktit që kemi ofruar ne, e jo një pazar me ta”, tha ai.

Kryesocialisti Rama paralajmëroi nisjen e një fushate brenda Partisë Socialiste për njohjen e anëtarësisë dhe mbështetësve me programin dhe hapjen e PS-së për të larguarit.

“Programi i shpalosur në Kongres nuk është fjala jonë e fundit, por hapi i parë në rrugën që ju ofrojmë shqiptarëve. Nga nesër libri i programit do t’i shpërndahet organizatave nga Bajram Curri në Konispol. Do nisim kontaktet intensive për të diskutuar mbi programin. Mbledhja e organizatave për diskutimin e programit do të bëhen të hapura. Të gjithë të larguarit për çdo arsye të ftohen për të marrë pjesë në diskutimet e programit në organizata. Në këto diskutime duhet të ftohen gjithë ata mbështetës, simpatizantë, të reja e të rinj të interesuar për tu bërë pjesë e kësaj familje politike”, tha ai.

Kreu i opozitës theksoi se duhet përshpejtuar puna për debat parlamentar për projekt-buxhetin e vitit 2011.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni