Kryetari socialist Edi Rama deklaroi se ajo cfarë ka ndodhur së fundmi në Shqipëri është alarmante dhe se Kolegji me vendimin e padrejtë ka thelluar hendekun mes të vërtetës dhe të drejtës me padrejtësinë dhe shpërdorimin e detyrës së legalizuar me vendim gjykate.

Rama theksoi se Brukseli po shpreh shqetësimin për atë që ndodhi pas përfundimit të procesit të numërimit në Tiranë.

“Brukseli e shpreh qartë shqetësimin e vet. Odiseja e zgjedhjeve në Tiranë është një problem që lidhet me të nesërmen dhe të ardhmen e vendit”, u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se ky është një rast që përbën një moment kulmor që do të përcaktojë se cila do të jetë e ardhmja e Shqipërisë, nëse vendi do të marrë një kthesë në drejtimin e duhur apo do të shkojë drejt humnerës me aktet e fundit që po kryen orkestruesi që sipas Ramës është kryeministri Sali Berisha.

“Pozicioni i KE-së do të varet se si procesi zgjedhor do të përfundojë. Për kë ka veshë të dëgjojë kjo është një këmbanë alarmi që lidhet me shetësimin e madh që në momentin aktual gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur”, tha Rama, duke iu referuar reagimit të një dite më parë të Marta Garcia Fidalgo, shefe e Njësisë për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE.

SHPËRNDAJE