Edia RAMA me “Kurbanin” nga Presheva te Karkimaqis të Greqisë

Karkimaqis tha se “Edi Rama është një lider largmpamës, që  të forcon bindjen se ai është një lider që i jep rajonit të Ballkanit përparim.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka promovuar në edhe Athinë librin e tij “Kurban”. Qindra emigrantë shqiptarë i kanë rezervuar një pritje fantastike Edi Ramës. Në këtë takim lideri i opozitës ka shpalosur vizionin e tij për Shqipërinë e së nesërmes.

Sekretari i përgjithshëm i PASOK Mihalis Karkimaqis i pranishëm në këtë takim përshëndeti liderin socialist, po nuk la pa nënvizuar pritjen e ngrohtë që i bënë Ramës emigrantët.
Karkimaqis tha se “Edi Rama është një lider largmpamës, që  të forcon bindjen se ai është një lider që i jep rajonit të Ballkanit përparim. Ka pika të përbashkëta midis Greqisë dhe Shqipërisë,të cilat Edi i prek në librin e tij” u shpreh Karkimaqis. ”Kjo tregon se politika duhet të jetë një mjet për dhënien e zgjidhjeve. Kjo tregon se pushteti lokal mund të japë zgjidhje për problemet e përgjithshme, por mund të krijojë dhe politika zhvilluese për vendin.” Më pas Sekretari i Përgjithshëm i PASOK vlerësoi edhe rolin mbështetës të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ai tha se ky komunitet me punën dhe sjelljen e tij është gjithmonë dhe më pranë popullit grek,i cili ndodhet sot në vështirësi të mëdha. “Pikërisht, në këto momente kemi nevojë për miq të vërtetë” përfundoi Karkimaqis. (tema)


1 Komente

  1. Arbi.dk, January 31, 2012:

    Është e natyrshme që grekët e lavdërojnë Edi Ramën pasi kanë një gjak të përbashkët, kjo mua nuk më habit por ajo që më habit është se vëllezërit emi në Preshevë e pritën shumë mirë këtë njeri dhe si bumerang nga Presheva shkoi drejt në atdheun e tij (Greqi) për të raportuar për politikën shqiptare.

Komentoni