Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, prezantoi të hënën programin për zhvillimin e infrastrukturës në kryeqytet. Projektet kryesore që pritet të realizohen në të ardhmen janë Unazat në Tiranë, ku parashikohet që Unaza e vogël të jetë me gjatësi 2.5 km, Unaza e Ndërmjetme 4.5 km dhe Unaza e Madhe me gjatësi 20.2 km. Projektet përfshijnë dhe ndërtimin e 10 blloqeve të banimit për të përballuar rritjen e popullsisë.

Fazat e ndërtimit të Unazave, do të shoqërojnë ndërtimin e zonave dhe poleve te reja ekonomike, akademike, të argëtimit në Tiranë. Ndërkohë Rama prezantoi edhe 13 autobusë të rinj me standarde evropiane që hynë në qarkullimin e transportit urban të kryeqytetit dhe janë vënë në dispozicion të qytetarëve për linjat qendër-Tufinë dhe qendër-Laprake.

SHPËRNDAJE