Kur Partia Socialiste (PS) të vijë në pushtet, goditja ndaj krimit do të jetë frontale tha kreu i socialistëve Edi Rama në një nga tryezat e programit politik për rendin.
Partia Socialiste ka organizuar tryezën e programit politik për rendin dhe sigurinë publike.
Kryetari Edi Rama ka deklaruar se kur forca politike që drejton do të marrë pushtetin, do të organizojë dhe sofistikojë strukturat që luftojnë krimin në vend.
Edi Rama u shpreh se programi me të cilin do të prezantohet në zgjedhjet e 2013, i ka të gjitha mundësitë për të ndryshuar gjendjen dhe për të garantuar moscënimin e pronës.

SHPËRNDAJE