Résultat de recherche d'images pour "Rama-Bushati"TIRANË, 18 Shtator /ATSH- I. Vata/ – Ministria e Europës dhe Punët e Jashtme beri te ditur sot se Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, iu bashkuan krerëve botërorë në Sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në një postim në faqen e MEPJ pasditen e së henës behet e ditur se “Sot në Nju Jork, Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, iu bashkuan krerëve botërorë në Sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.

“Temat më të rëndësishme që priten të diskutohen do të jenë të lidhura ngushtësisht me të drejtat e njeriut, paqen, sigurinë dhe zhvillimin”, thuhet në publikimin e MEPJ -së. /a.ke/

SHPËRNDAJE