Rama: Berisha vepron si taleban me shqiptarët

 

Kryetari i Partisë Socialiste, është duke prezantuar momentalisht në Golem, kandidatin për këtë komunë të opozitës, Agron Agalliu.

“Më 8 maj do të fitojë komuniteti, më 8 maj do të jetë fitorja e njerëzve të zakonshëm”, është shprehur para pak çastesh z.Rama.

Për kryetarin socialist që po kandidon edhe për një mandat të katërt në krye të Tiranës, “kjo qeveri nuk ka lidhje me popullin”, pasi sipas Ramës, “kjo qeveri është pa një vizion të qëndrueshëm”.

Rama tha se “rruga jonë ofron një model të ri zhvillimi”, duke i vënë theksin modelit të qëndrueshëm ekonomik”.

Këtu ai shtoi: “Rruga jonë vë në shërbim të njerëzve idetë, projektet, pasionin”, kurse anatemoi Berishën, kur tha: “Saliu vepron taleban me shqiptarët”.

Për ta ilustruar këtë akuzë, Rama theksoi: “Qytetarët kërcënohen çdo ditë me bukën e gojës”.

Rama tha se “çdo qytetar do të votojë aleancën për të ardhmen” duke shtuar: “Çdo qytetar do t’i thotë kurrë më Saliut”.

Rama ka thënë se e vetmja rrugë për shqiptarët është rruga e shërbimit ndaj komunitetit, kurse akuzoi Berishën se “po e trash zullumin përditë”.

Këtu Rama tha: “Koha e Saliut ka mbaruar, sepse populli do të shprehet me votë më 8 maj”.

Sipas Ramës, “çdo qytetar që kërkon një rrugë të re, duhet të votojë më 8 maj për të ardhmen”.

Sepse për Edi Rampn, “Shqipëria e njerëzve të zakonshëm nuk është ajo që tregon Saliu, por ajo është Shqipëria e qytetarëve të dëshpëruar, të dhunuar, të varfër”.

Në këtë kuadër, Rama shtroi pyetje për kryeministrin: “Saloi të tregojë pse sot ka një milion të papunë? Me çfarë shembulli kërkon të konkurrosh Tiranën?

Rama u bëri edhe një thirrje banorëve kur tha: “Më 8 maj jepini votës vlerën që ka”, duke sugjeruar se “përmes votës ju largoni shërbëtorin e keq, votoni për shërbëtorin e mirë, votoni për Partinë Socialiste”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni