Reagim në tym, kështu i ka cilësuar deklaratat e aleatëve të majtë, kreu i PS-së Edi Rama. Në një reagim të tij në rrjetin social Twitter, pak orë pas komunikimit të katër aletaëve me median, Rama shkruan:

“Keqardhje per reagimin ne tym te aleateve ndaj PS! PS mbron te njejten bindje me ta, por s`ka ne dore ta permiresoje pa konsensus sistemin”.
Më herët krerët e partive PSD, PDS, PDK, dhe PSV 91 në një konferencë të pëtrbashkët për shtypkanë akuzuar drejtpërdrejte Edi Ramën, për prishje të marrëveshjes zgjedhore, duke u shprehur se po paralajmërohen zgjedhje të 2009-tës.

Gjatë fjalës së tij kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi u shpreh se reforma zgjedhore po degradon dhe kjo është përgjegjësi e plotë e Partisë Socialiste.

SHPËRNDAJE