largea_299151406985672Mesfushori kroat gjeti rastin për të thumbuar rivalët e Realit të Madridit kur iu kërkua të jepte një mendim për Superkupës e Europës.

Ivan Rakitic duket se është përshtatur shumë shpejt te Barcelona dhe jo vetëm në fushën e blertë. Mesfushori kroat gjeti rastin për të thumbuar rivalët e Realit të Madridit kur iu kërkua të jepte një mendim për Superkupës e Europës, që do të zhvillohet më 12 Gusht mes fituesve të 10-fishtë të Champions League dhe Sevillas, që ngriti lart trofenë e Europa League. Rakitic, që ka kaluar një periudhë fantastike në Andaluzi, pikërisht me fanellën e Sevillas, beson se ish skuadra e tij do t’ua rrëmbejë këtë trofe Los Bancos në stadiumin e Cardifit.

“Unë vë bast për fitoren e Sevillas në Superkupën e Europës ndaj Realit të Madridit. Ata mund të fitojnë, ndërsa mua më kanë ftuar të jem i pranishëm në stadium.”

26-vjeçari është shumë i lumtur që do të luajë përkrah yjeve botërorë si Lionel Messi dhe Neymar, ndërsa trajnerin Luis Enrique e krahason me Unay Emery, me të cilin ka punuar te Sevilla.

“Messi është lojtari më i jashtëzakonshëm i viteve të fundit. Zoti i ka dhuruar një gjen të veçantë, diçka që e bën atë më të mirin në botë. Ndërsa Neymar, pavarësisht moshës së re, ka treguar se di të bëjë gjëra të mrekullueshme. Tifozët, sidomos në Brazil, e adhurojnë atë çmendurisht. Përsa i përket Luis Enrique mund të them se ai punon me detajet dhe nuk ka asnjë dyshim për lojtarët e tij. Emery kërkonte gjithashtu që të ushtronim presion në të gjithë fushën, kështu që ndryshimet nuk janë aq të mëdha sa mendojnë njerëzit”.

Ivan Rakitic, pavarësisht moshës relativisht të re, është aktivizuar në 65 ndeshje me përfaqësuesen e Kroacisë dhe ka shënuar 9 gola.

SHPËRNDAJE