Rajmonda: Nuk kam qenë e dashura e Ismail Kadaresë

Rajmonda Bulku deputetja e Partisë Demokratike ka paditur në gjykatë me akuzën e shpifjes, gazetarin Kastriot Myftaraj në lidhje me pohimet e tij për lidhje dashurie mes Bulkut dhe shkrimtarit Ismail Kadare.Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputetja demokrate. Duke iu referuar shkrimeve dhe pohimeve të Kastriot Myftarajt, Rajmonda Bulku është shprehur në padinë e saj : “Jam e shokuar nga fantazitë e tij, deklarimet dhe shkrimet e Myftarajt, kanë tejkaluar çdo fantazi haluçinante”. Bulku është shprehur: “Shpifja në drejtimin tim në mjediset mediatike dhe politike më ka sjellë shqetësim të madh”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni