Me respektin më të madh për mirëkuptim presim konfirmimin sa më të shpejtë nga ana Juaj rreth regjistrimit të studentëve tanë në Republikën e Shqipërisë, thuhet kështu në letrën e Kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dërguar ministrisë së arsimit dhe shkencës në Republikën e Shqipërisë.

 

Preshvë, 10 maj

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka dërguar një letër ministrisë së arsimit dhe shkencës, Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Kërkim shkencor, Sekretarit të përgjithshëm, Skënder Uku në Tiranë në të cilën thuhet seL”idhur me shkresën tuaj me numër protokoli 2230 të datës 06.04.2012 ju përgjigjemi për kuotat e regjistrimit të studentëve në studimet bazë në universitetet e Shqipërisë për vitin akademik 2012/2013 si në vijim: Kuota e regjistrimit për secilin Universitet përkatësisht Fakultet të mbeten të njejta si vitin e kaluar 2011/2012, për kandidatët shqiptar të Luginës së Preshevës, duke pasur parasysh kërkesat e shumta të maturantëve që dëshirojnë të regjistrohen në Universitetet e Tiranës dhe Universitetet e tjera në Republikën e Shqipërisë!”, njofton TvP

 

“Me respektin më të madh për mirëkuptim presim konfirmimin sa më të shpejtë nga ana Juaj rreth regjistrimit të studentëve tanë në Republikën e Shqipërisë…” thuhet nder tjera në letrën e Kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dërguar ministrisë së arsimit dhe shkencës në Republikën e Shqipërisë.

SHPËRNDAJE