Përkitazi me këtë angazhim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës,kryetari i komunës së Preshevës dhe i Partisë demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa ,për mjetet e informimit shqip ka deklaruar se “ Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut politik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai beson fuqishëm në liderët e institucioneve të Kosovës se do ta kushtëzojnë futjen e veriut të Kosovës në bisedime me Luginën e Preshevës. 

 

 

Preshevë,16 gusht

 

Lidhur me vazhdimin e bisedimeve mes Kosovës he Serbisë,subjektet politike shqiptare dhe institucionale,disa herë kanë kërkuar futjen e tyre në këtë proces bisedues me qëllim të zgjidhjes përfundimtare edhe të çështjes shqiptare në Luginë të Preshevës,përkatësisht në Preshevë,Bujanoc dhe në Medvegjë. Mirëpo,sipas mendimit tonë,këtë nuk e kanë bërë asnjëherë përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve të Kosovës,edhe përkundër insistimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët vazhdimisht kanë trumbetuar për futjen e tyre në delegacion me qëllim të përfaqësimit të tyre në këtë marrëveshje,që si duket ka filluar,por që fundi dhe epilogu nuk po i dihet. Përkitazi me këtë angazhim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës,kryetari i komunës së Preshevës dhe i Partisë demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa ,për mjetet e informimit shqip ka deklaruar se “ Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut politik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai beson fuqishëm në liderët e institucioneve të Kosovës se do ta kushtëzojnë futjen e veriut të Kosovës në bisedime me Luginën e Preshevës. Ragmi Mustafa thotë se ua kanë bërë të qartë institucioneve të Kosovës që pjesë e dialogut politik me Serbinë, gjithsesi duhet të jetë edhe zgjidhja e problemit të Luginës se Preshevës.

“Përpjekjet që po i bënë Beogradi për të futur në dialog edhe veriun e Kosovës të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e Kosovës që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve. Pa marrë parasysh se a do të jemi ne prezentë në dialog apo, për ne do të flasin shqiptarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Duke folur rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, Mustafa ka thënë se çfarëdo vendimi që sjellin autoritetet legjitimet të Kosovës, shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta mbështesin fuqishëm.a.i.

SHPËRNDAJE