Deklarata e Daçiqit se shqiptarët e arrestuar në pikë kalimin kufitar Konçul është bërë nën akuzën e spiunazhit dhe drogës, për Mustafën është vetëm një traditë e Partisë Socialiste të Serbisë e cila udhëhiqet nga Ivica Daçiq pasardhës i krye kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Ragmi Mustafa thotë se pa Kosovën, tash Lugina e Preshevës ka mbetur shënjestër e tyre, njofton RTP

 

Preshvë, 30 mars

 

Reagimet për arrestimet e ndaj shqiptarëve vijnë edhe nga Lugina e Preshevës. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në një intervistë për top- channel të transmetuar në edicionin qendror të lajmeve, shprehet i shqetësuar me deklaratat e ministrit të brendshëm të Serbisë Ivica Daçiq, për arrestimet reciproke të shqiptarëve për shkak të arrestimeve të bërë nga ana e Policisë së Kosovës. Deklarata e Daçiqit se shqiptarët e arrestuar në pikë kalimin kufitar Konçul është bërë nën akuzën e spiunazhit dhe drogës, për Mustafën është vetëm një traditë e Partisë Socialiste të Serbisë e cila udhëhiqet nga Ivica Daçiq pasardhës i krye kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Ragmi Mustafa thotë se pa Kosovën, tash Lugina e Preshevës ka mbetur shënjestër e tyre. Megjithatë ministri Daçiq ka thënë se nuk ka arrestime politike por për shkak të veprave penale. Ai ka thënë se Serbia mund të arrestojë ata që shkelin rendin kushtetues të Serbisë,e kjo sipas tij përfshin të gjithë që punojnë në institucionet e Kosovës. Për Daçiqin serbët në Kosovë, janë duke u arrestuar sepse punojnë në një institucion të caktuar në një qytet të Serbisë.

SHPËRNDAJE