Preshevë, 22 mars -Mysafire në emisionit të sontëm në RTK-së ishin ftuar liderë te Luginës së Preshevës te cilët biseduan për situatën e vështirë politike dhe ekonomike ne Luginen e Preshevës nga politikat diskrimunese te Beogradit ndaj shqiptarëve etnik ne Luginë, roli i Prishtines dhe Tiranës por edhe zhvillimet efundit nderpartiake, përqarjet apo më mirë me thënë shtyerjet e fundit për pushtet ne Luginën  e Preshevës. Për të gjitha këto për të folur në studio ishin ftuar Riza Halimi (PVD), Jonuz Musliu (KKSH) dhe Ragmi Mustafa (PDSH) por edhe Shqiperim Arifi, kryetar i posalarguar i cili mungonte. Të gjthë lideret vlerësuan larte vizitën hiostrike te presidentiot shqiptar Bujar Nishanin ne Buajnoc dhe Preshevë, me shrpese se priten ditë të mira ne Luginën e Preshevës,  njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Liderët nga Presheva: Kosova na mashtroi, na tradhtoi…asnje kërkesë të veten nuk e realizoi për Luginën  

Mysafirët nga Presheva ne RTK ju futën debatit për prishjen e riprishjen e koalicioneve te partive politike shqiptare duke shndrruar politikën preshevare ne mash-mish. Atga nisden em akzua kuner akuza due eprmndur kunde rshjifra e numra të deputetëve te partive (PVD e PDSH) cka lideri i PDFSH-së  Ragmi Mustafa i tha ne sy  kolegut te tij Riza Halimit te PVD-së se “Pushteti i Shqipërim Arifit zgjati vetëm tetë muaj,. i jujai ne gjysem vetëm katër muaj..”

Rezoluta për Luginën e Preshevës, shuma simbolike per maternitetin prej 50 mije eruosh, 400 mije euro, tekstet shkollore.. fjale e premtime nga takimet e dy qeverive ne Prizren ku dolen me projekte per te kontribuar ne Luginë, te gjitha keto mbeten vetem deklarata, mashtrime dhe fjalime, qe po del se ne ishim objekt i fushtave, sepse ato premtime asnje nuk u realizuan sikur librat ashtu edhe diplomat, por edhe mos inkuadrimi i Preshvës ne procesin e dialogut ne Bruksel ?!, thane sonte ne RTK lideret nga Presheva.

 

Liderët e Preshevës në RTK akuzojnë sa Serbinë aq Kosovën për situatën e krijuar ne Luginë

Me kritika dhe akuza më të rrepte ne adresë te Kosovës se i ka kthyer shpinden Lugines së Preshevës ishin Ragmi Mustafa dhe Jonuz Musliu te cilet perkujtuan se me Luginën e Preshevës Kosova ka deshtuar, ne krahasim me rolin dhe angazhimin e Serbise per serbët ne Kosovë.

“Me ne u nbe fushat edhe lojë si me librat ashtu edhe me diplomat dhe inkuadirmin e Lugine së Preshevës ne dialogun e Brukselit si nga minisri i arsimit Bajrami ashtu edhe nga ministri Hoxhaj, ne pergjigjie te reciprocitetit me serbet e Kosovës te cilet sot janë te privilegjuar ne Kosovë te cilet po ndihmohen sa qeveria e Kosoves po aq edhe nga qeveria e Sebrisë. Kurse ne në Lugine as nga Prishtina jemi ne amnahkalut dhe harruar, nga Beogradi jo se jonuk kemi ndimesa, perkundrazi pengesa” tha Jonuz Musliu , kryetar i KKSH-së dhe kryetar i Kuvendit te Bujanocit.

 

Lugina e Peshevës, nëse sot jo , nesër sigurisht pjesë e Kosovës!

Ne vazhdim te ketij emisionit Riza Halimi nga PVD perseriti refrenin  e njohur keto 3-4 vitet e fundit se “shqiptaret, sidoms ata te Medvegjës  janë pa dokumente identifikimi” i cili foli edhe për  Referendumin e 1-2 marsit 1992, akt ky historik që kurre nuk u zbatua ne Lugines e Preshevës as tash e 25 vitesh ?!.

Kurse, ish-kryetari i Komune se Preshevës Ragmi Mustafa te cilin e larguan si e larguan ne vazhdim tha se situata ne Luginen e Preshevës ditë e sa vie po keqësohet dhe se e vetmja zgjidhje për Luginen e Preshevës eshte bashkimi me shtetin tone amë Kosovën.  “Ju kujtoj se edhe vet kancelrja gjermane tha se as nujk nuik e kam paramenduar se nje dite do te bashkohen dy Gjermanitë, por ja se kjo e pamundur u bë e mundur. Kështu flitej edhe pe¨r Kosovën ne kohen ne kohen e “Jugosllavisë” për pamvaresine e saj, cka te njejta fjaje degjohen edhe sot edhe per Luginen e Presheves se kurrë nuk do te jete pjesë e Kosovës. Por une po ju them këtu se Lugina e Peshevës, nëse sot jo , nesër sigurisht do te jete e abshkuar me shtiti tonë amë Kosovën  deshtu apo s deshit ndokush…” tha Ramgi Mustafa.

Ngjajshëm foli edhe ish-drejtori i SHP te UCPMB-së Jonuz Musliu sipas te cilit faktori ushtarak po ashtu ka tendenca te anashkalohet ne Luginen e Preshevës “Nga Referendumi i vitit 1992 e deri sot, duke perfshire ketu edhe luften kunder forcave paramilitare serbe te Miloshevicit u luftua per një gjendje me te mire per shqiptare te Lugines se Preshevës te kemi te drejtat tona, sikur serbet ne Kosovë. ne kërojme reciprocitet dhe ndihmesa nga Kosova hiq me shumë sa qeveria e Beogradit për serbet e Kosovës. Meqe Beogradit nuk i interson për ne, kjo injorance neve na imponon bashkimimin me Kosovën..” tha ne fund z.Jonuz Musliu.

 

SHPËRNDAJE