Ragmi Mustafa kerkon rikthimin e kompetencave të Njësisë së Gjykatës në Preshevë

MINISTRIA E DREJTËSISË

LËNDA: Kërkesë për kthimin e kompetencave të mëparshme Njësisë sëGjykatës Preshevë

Reformat e zbatuara rishtas në gjykata të cilat janë të miratuara në mbledhjen e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë dhe formimit të rrjetit të ri të gjykatave me kompetenca të reja.

Me reformë është përfshier edhe Gjykata komunale e mëparshme në Preshevë që është bërë Njësi e Gjykatës- Gjykatës themelore në Vranjë.

Si Kryetar i Komunës së Preshevës kam obligimin moral të Ju përcjell si më kompetent në lëmin e gjykatës, reagimin e qytetarëve të Komunës së Preshevës si dhe të palëve që kanë lëndë dhe gjykime pranë kësaj njësie të gjykatës. Të njejtit nuk janë të kënaqur me funksionimin e kësaj njësie të gjykatës.

Reformat me siguri pranë efekteve pozitive kanë edhe dobësit e veta për të cilat mund të themi se kanë shkaktuar mjaft vështërsi për qytetarët e kësaj komune.

Kjo mbështetet në shpenzimet e panevojshme të rrugës deri në Vranjë për marrjen e dokumenteve të ndryshme dhe lejeve nga kompetenca e gjykatës, e posaqërisht (certifikatat që nuk janë nën hetime dhe apostil në dokumente të ndryshme të gjykatës), për të cilat pritet deri në tri ditë. Kjo mbështetet kryesisht për qytetarët që janë me punë të përkohshme në shtetet e jashtme që vijnë për pushim dhe për rregullimin e dokumenteve personale.

Për këta qytetarë si dhe për shëtitjen dhe pritjen nëpër koridore të gjykatës dhe sportele është nën standardet europiane kur është fjala për azhuritetin e zgjidhjes së lëndëve në bazë të kërkesave të paraqitura nga ana e qytetarëve. Situata e njejtë  është edhe me vonesën jashtëmase të procedurave gjygjësore, ekzekutimi i aktgjykimeve etj.

Duke pasë parasysh se me këtë shkresë që Ju drejtohem nuk mund të paraqiten të gjitha problemet prezente të qytetarëve të komunës me shërbimet e njësisë së gjykatës Preshevë propozimi ynë është që Njësisë së Gjykatës Preshevë- Gjykata themelore në Vranjë përsëri t’i kthehen kompetencat e mëparme e kryesisht në domenin e dhënjes së lejeve të gjykatës që i janë të domosdoshme qytetarëve të komunës së Preshevës, që janë të obliguar të presin më gjartë dhe të udhëtojnë mbi 90 km në dy drejtime për dokumente bazë të gjykatës e kjo është edhe më e vështërsuar në këto temperatura të larta verore.

Vlerësoj se në rast se ekziston gadishmëria nga ana Juaj, jam i gatshëm që personalisht të vij në Ministrinë e drejtësisë së Republikës së Serbisë dhe së bashku t’i zgjidhim problemet prezente dhe akute për qytetarët e komunës së Preshevës.

 

Me shpresë që pozitivisht do të bëni zgjidhjen e problemeve të cekura, pres përgjigje pozitive.

 

Me nderime

Ragmi MUSTAFA, Kryetari i Komunëssë Preshevës

 

 

 


                                                                                                         Ragmi Mustafa


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni