“Unë kujtoj se nuk ia vlenë  përfaqësimi në parlamentin e Serbisë pasi me këtë mund të përfitojë vetëm Serbia duke e fituar një shtytje kah Evropa…” ka pohura në KTV kryetari i PDSH -se, Ragmi Mustafa, duke folur  për zgjedhjet e ardhsme  parlamentare në Serbi që duhet të mbahen në fillim të majit të ketij viti, njofton agjencia “Presheva Jonë”

 

Prishtinë, 3 mars

 

“Unë kujtoj se nuk ia vlenë  përfaqësimi në parlamentin e Serbisë pasi me këtë mund të përfitojë vetëm Serbia duke e fituar një shtytje kah Evropa…”, ka deklaruar kryetari komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafa në TVK.

“Konsiderojë për keto momente ku Serbia ka shprehur gatishmërinë të përfshirë në zgjedhje parlamentare dhe lokale edhe në shtetin fqinjë në Kosovë, atëherë do të ishte absolutisht e paarsyeshme që shqiptarët e Luginës së Preshevës të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare serbe ”, ka shtuar z.Mustafa.

Prandaj, sipas kyretarit të Preshevës, një numër i konsiderueshëm i partive politike shqiptare do ti bojkotojnë keto zgjedhje serbe, sepse janë ato zgjedhje serbe e jo shqipare, por mund të ketë ende ndonjë parti politike që heziton apo përpiqen të kenë një deputet në parlamentin  e Serbisë. (KTV)

SHPËRNDAJE