BISEDË ME DEPUTETIN RIZA HALIMI, KRYETAR I PVD-së

Sipas z.Riza Halimi « ne shqiptarët nga Lugina e Preshevës jemi të gatshëm të marrim pjesë në dialogun e ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës, nëse pakica serbe  Kosovës merr pjesë në këto bisaedime. Nëse, pala serbe do të jetë pjesë e delegecionit të Prishtinës ne do të jemi pjesë e delegacionit të Beogradit,  apo nëse ndodhë e kundërta, pra nëse ata do të janë pjesë e delegacionit të  Beogradit, ne padyshim do të jemi pjesë e delegacionit të  Prishtinës..»

Preshevë, 1 shkurt / AiK-Presheva Jonë »

PRESHEVA MES PRISHTINËS DHE BEOGRDAIT

Meqenëse ende s’ka asjgë konkrtete rreth dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, ditëve të fundit vërehet një lloj gare mes palëve sekush është kush e kus s’është gati. Megjithse pala serbe ka emëruar diplomatin  e vetë Borko Stefanovic i cili do të përfaqësoj Serbinë, po ashtu edhe BE sot ka emeruar diplomatin Robert Cooper, si përfaqësues evropian për këto bisedime. Dhe tash edhe Prishtina zyrtare, besojme se do të dal nesër, sipas burimeve tona,  me një emër i cili do të prezentojë palën nga Kosova në këto negociata teknike.

Lidershipi i Luginës së Preshevës duhet të përgatisin temat për dialogun e ardhshëm mes Beogradit dhe Prishtinës

Sidoqoftë,  se sa është i gatshëm dhe unik lidershipi nga Lugina e  Preshevës të jenë pjesë e këtij procesi n biseduam  me deputetin popullor  z.Riza  Halimi njëherit  kryetar i PVD-s i cili Agjencisë informative Kombëtare « Presheva Jonë » sot i ka deklaruar se «së pari do të kisha sqarur se nëse pakica  serbe e Kosovës do të merrte pjesë në dialogun e ardhshshëm mes Beogradit dhe Prishtinës, padyshim edhe ne do të insitojmë për të qenë aty. Nëse pala serbe do të jetë pjesë e delegecionit të Prishtinës ne do të jemi pjesë e delagacionit të Beogradit,  apo nëse ndodhë e kundërta, pra nëse ata do të janë pjesë e delegacionit të  Beogradit, ne padyshim do të jemi pjesë e delegacionit të  Prishtinës..»

Sa i përket asaj se përfaqësuesit nga Kosova lindore jasnë unik apo kanë strategji të përbashkët për bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, deputeti Halimi shpjegon se “si në kudo ndër shqiptarët po edhe në vendet tjera të botës ku është prezetn pluralizimi poltik,  ka divergjenca e herë  mospajtueshmëri. Por tash te disa procese me rëndësi për inetres t »kombit, për interes të perspektivës së rajonit, ne duhet mbylim sytë dhe lënë anash ndasitë dhe të flasim me një zë. Platforma e përbashkët e vititi 2006 më duket se mund ta shërbejmmë si formulë për të qenë unik dhe tash shtrohet pyetja sa njerzit i përmbahen kësj platfore dhe sa jan”serioz mbete të shifet..Sodoqoft”liderhsipi ng Lugana e Preshvës duhet punuar, konsultuar bashkarisht në përpilimin e temave me cfarë ne duhet të dalim para këtij dialogu..mes Beogradit dhe Prishtinës… »

Injorimi i Beogradit prezencës së përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës në dilog, mungesë e demokracisë në Serbi

Se për cfarë tema mund të flas lidershimi i Luginës së Preshevës gjatë këtij procesi, Riza Halimi këtu shpjegon se në vazhim për agjencinë tonë  « nëre nde të parë ne përfaqësuesit e reshvës, Bujanocit dhe Medvejës duhetzgjdhur përfaqësuesin , prijësin e këtij delegacioni në dialogun e  ardshshëm mes Beoradit dhe Prishtinës. E pas kësaj duhet zgjdhur dhe temat më prekupuese për qytetarët tanë.. Si për shembull në dialogun  ardhshëm e ardhshëm teknik ne mund të bisedojme dh shqyrtojmë problemin e diplomave, pastaj  kodin për pensionistët, shtesat feminore, lëvizjen, qarkullimin e lirë te qytetareve tanë ne Kosoëe dhe qytetaret e Kosovës në Preshevë. Sepse ky cenim i levizshmërisë, sips z.Halimi “është reflektuar dukshëm negatvisht ne zhvillimine ekonomik dhe tregtar në komunat tona.”

Se si i komenton disa deklarata të komandantëve të ish-UCPMB-së rreth dilaogut mes Beogradi dhe Prishtinës ku lëshohen mesazhe në adresë të Beogradit për të zgjedhur ose dialogun ose kallashnikovin z. Halimi për AIK « Presheva Jonë » përgjiget : sa “sa i përket disa deklaratave radikale që janë dëgjuar ditët e fundit lidhur  me bisedimet e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës edhe në kampin shqipta, ato padyshim mund të konsiderohen si përgjigje ndaj disa deklaratave spektakolare të disa funksionarëve shtetërorë serbë…”

SHPËRNDAJE