Image associéeBujanoc, 27 korrik  -“Kryetari i KNSH-se Jonuz Musliu eshte denuar me 40 dit burg..” kane shkruar disa portale albanfone duke ju referuar mediave serbe. Se s eshte denuar ende me burg, kete e ka konfirmuar para pak nje qasti edhe vete lideri i Lugines se Preshevës Jonuz Musliu për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

Sipas ketyre portaleve “Gjykata për kundërvajtje në Beograd ka denuar kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve Jonuz Musliun me 40 ditë burg.”

Qytetaret e Luginës së Preshevës jane te shqetesuar  per ndonjë vendim aventual te autoriterteve serbe per ta burgosur Jonuz Musliut. Nga biseda me disa lidere ne Bujanoc e Preshevë dhe nga nje ankete e agjencise se lajmeve “Preshevas Jonë”  ata njëzërit kundershotjne denimin me burg te lideri te tyre. Qytearet pyesin Beogradin pse nje denim i tille nuk eshte bere me heret, por tash pas dy vitesh ?! Ne rast burgosjes se liderit Musliu, mund te tensionohet situata dhe te pasojne protesta, thone liderët dhe qytetaret e Preshevës dhe Bujanocit sipas te cileve koha e b urgosjevbe ka kaluar, mosmartrveshjet duhet te kryhen permes dialogut.

Do perkujtura se Gjykata për kundërvajtje ka lëshuar vendimin pasi Musliu para dy viteve nuk e ka paguar denimin prej 40.000 dinarëve, sipas gjykimit të 23 korrikit 2015.

Sipas arsyetimit të vendimit, gjoba e pa paguar prej 40.000 dinarëve është zëvendësuar me burg 40 ditë, ndërsa Musliu ka afat prej 3 ditë që të ankohet për verdiktin, i cili sot ka kaluar.

Ndryshe, ne nje bisedë për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar se “ky vendim i gjykatës është i qëllimshëm dhe një formë e presionit, pasi i kanë thënë tri ditë afat, të paguajë gjobën ose të shkojë në burg”  Para tri dite kjo gjykatë serbe i kishte dhënë ultimatum Musliut vetëm tri ditë ose ta paguaj gjobën ose 40 ditë burg, i cili urdhër sot ka skaduar.

“Se kam ndërmend as me pagu as me shku n’burg, se si kam borgj akujt. Le e vijnë te me mshelin, se kam ndërmend te fshihem. Fundja, ne shqiptaret jemi mësuar me burgje! Gjykata e Beogradit, është i motivuar politikisht dhe i padrejtë. Ky shtet policor i Serbisë, me gjyqe e mekanizma të tjerë ligjorë, po mundohen të bëjnë presion ndaj meje, që të heq dorë nga funksionet ” ka thënë lideri i Luginës së Preshevës Jonuz Musliu për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

 

SHPËRNDAJE