Në foto: Kjo grua me shami, një funksionare e OKB-së  bashkë me shefin e diplomacisë suedeze (ish-kryeministrin)  Carl Bild dhe funksionarë tjerë të lartë të OKB-së sikur edhe rapotuesi  për opinone dhe shprehje të lirë z.Frank La Rue ju kanë folur sot gazetarëve botëror. Kjo gru me shami nuk është e para.. por e qindra sosh hyjnë për cdo ditë në dyert e OKB-së  për të ndjekur seanca e konferenca të larmishme me karakter ndërkombëtar dhe deri tash askush  te dera e hyrjes së OKB-së në Gjenevë, as nga ana e policisë e as nga zyrtarët e kësaj organizate..nuk  ka “guxuar” t’i thonë  hjeke shaminë (në fakt nuk është punë guximi, por rrespekti ndaj saj)  Ndryshe, një kërkesë e tillë do të ishte jo vetëm provokim, por edhe diskriminim flagrant  apo edhe racizëm t’i përzihesh njeriut në këtë shekull  se cfare të vesh, aq më tepër kur një grua ruan moralin e një femre cfarëdo nacionalitetit coftë ajo… Sot kur  OKB apo Zvicra janë dëshmuar si organizata/vende  të civilizuara dhe tolerante karshi racave apo relegjioneve, pse Kosova po disa vende tjera ne tranzicion nuk marrin mësim….Dhe tash Kosova, para se të shtrengoj mirë aparatin shtetëror, nuk dimë  si po i bie ndërmend të merret me shamija, thuasje vec kjo punë na cenka naksan (mangut) ?!…Ja një shkrim poshtë rreth “luftës” për shami në Kosovë, luftë kjo e cila sikur të bëhej  kundër kurvallëceve (prostitucionit), korrupcionit apo krimit të organizuar.. ku me dijt sot ku do të kishte arritur Kosova..Dhe tash shpesh redaksisë sonë i vijnë letra anonime prej lloj-lloj “fylli”, badihavxhive  me refrenin tashme te njohura “feja e shqiptarit  është shqiptaria..” e këso senesh.. që sigurisht keta perosona pa taheret, nuk kane as fe e as komb (e këmba e tyre ndoshta kurr ska shkelur ne xhami apo kishë) dhe at refren nuk e kanë lexuar, por e sigurisht e kanë dëgjuar nga dikush,  se bash me pas qenë të leximit  tybe t’na shurdhonin si papagaj me ato refrena e letra monotone..thujse  ne  nuk po e ditkam ..?!

—————————————————

 

Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi i janë adresuar dy shkresa, me të cilat është kërkuar që në Ligjin për arsimin parauniversitar të mos inkorporohen dy propozimamendamente të karakterit fetar që synojnë legalizimin e përdorimit të shamive në shkolla, si dhe futjen e lëndës së edukatës fetare dhe morale në planprogramet mësimore, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Kërkesat kanë rrjedhur nga “Gratë intelektuale dhe aktivistet për të drejtat e grave të Kosovës”, në të cilën janë listuar 53 emra, si dhe nga Këshilli i arsimtarëve të gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës, në të cilën nuk janë vënë emra.

Në të parën thuhet se “duke u nisur nga fakti se Kosova është shtet laik i definuar me Kushtetutë, si dhe duke marrë parasysh se kombi shqiptar me tri religjione është mbajtur unik duke i dhënë rëndësi kombit para fesë, ne intelektualet dhe aktivistet për të drejtat e  grave kërkojmë nga ju si përfaqësues të popullit që t`i mbroni me vendosmëri vlerat shtetërore dhe kombëtare duke votuar kundër amendamenteve të propozuara”.

“Ne konsiderojmë se legjislacioni në fuqi i Republikës se Kosovës garanton të gjitha liritë fetare sipas standardeve evropiane, prandaj nuk  ka nevojë të ndryshohet”, thuhet në këtë shkresë. “Mbetemi të bindura se Kuvendi i Kosovës do të dalë në mbrojtje të vlerave tona shtetërore, kombëtare e demokratike, ashtu siç i kemi mbrojtur edhe në sfida më të rënda”.

Shkresa e gjimnazit “Sami Frashëri” i referohet një mbledhjeje të arsimtarëve, në të cilën thuhet të jetë marrë qëndrimi. Në të shprehet shqetësimi lidhur me “tendencën e BIK-ut dhe disa grupeve ekstremiste islamike, të cilët po tentojnë që ta fusin në shkollat shqipe lëndën e fesë islame”, si dhe “bartjen e shamisë religjioze”.

“Shkollat publike kanë karakter laik dhe kështu duhet ta kenë. Jemi kundër ngjyrimit politik a fetar të shkollës publike. Jemi në përpjekje të reformimit të vazhdueshëm të shkollës sonë dhe në përpjekje të ngritjes së cilësisë në mësim, gjë të cilën e kemi detyrë të shtruar para vetes, detyrë profesionale, morale dhe patriotike”, thuhet në këtë deklaratë, që në redaksi e ka sjellë mësimdhënësi Hamdi Thaçi. “Futja e lëndës fetare në shkollat tona, si kërkesë e shtruar nga BIK-u, paraqet kërkesën e ultra islamistëve, të cilët janë kundërshtarë të të gjitha formave demokratike të veprimit dhe janë të kundërshtuar kudo në botën demokratike dhe përparimtare”.

Gazeta ka raportuar javën e shkuar se tri grupe parlamentare kanë propozuar amendamente për ndryshime të neneve të Ligjit për arsimin parauniversitar, me të cilat do të lejoheshin nxënëset të bartnin shami edhe gjatë procesit të mësimit në shkolla, si dhe do të bëhej pjesë e kurrikulit të shkollimit parauniversitar edhe lënda “Edukata fetare dhe morale”.

“Koha Ditore” ka siguruar dy propozimamendamente të mbështetura nga 27 deputetë, për modifikimin e nenit 3, paragrafi 7 të Ligjit për arsimin parauniversitar, si dhe për shtimin e një paragrafi të ri në nenin 3 të këtij ligji. Këta deputetë janë të tri grupeve parlamentare – Koalicionit për Kosovë të Re, Partisë së Pavarur Liberale dhe Grupit 6+.

Bazuar në këtë propozim, neni 3, paragrafi 7, ndryshohet, plotësohet dhe riformulohet në tërësi, si në vijim: “Institucionet shkollore publike dhe private, duhet të përmbahen nga çdo lloj i diskriminimit fetar apo etnik si dhe përhapja e urrejtjes ndërfetare e etnike”.

Në arsyetimin e amendamentit thuhet se ky që është propozuar afirmon politikat e mos diskriminimit dhe pengon përhapjen e urrejtjes.

Ndërkaq, paragrafi i ri i nenit të tretë ka këtë përmbajtje: “Institucionet shkollore, publike dhe private, i japin rëndësi të veçantë komponentit edukativ të procesit mësimor nëpërmjet zbatimit të lëndës ‘Edukata fetare dhe morale’, si lëndë fakultative (joobliguese), në pajtim me standardet dhe praktikat më të mira të shteteve të bashkësisë evropiane”.

Tri grupet parlamentare që kanë propozuar ndryshimet, e në të cilat ka deputetë gati nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, kanë konsideruar se tani është koha që të avancohen mundësitë dhe liritë e grupeve të ndryshme të qytetarëve të Kosovës nga të gjitha komunitetet etnike dhe fetare në pajtim me standardet dhe praktikat evropiane. Në arsyetim kanë thënë se kërkesa e tyre bazohet në praktikat evropiane ku shumica e shteteve në bashkësinë evropiane e aplikojnë lëndën e “Edukimit fetar”, në përjashtim të dy apo tri shteteve.

Deri më tash nuk ka pasur lëndë fetare në shkollat e Kosovës, përjashtuar ato të sistemit paralel serb. Ndërkaq, prej dy vjetësh nuk u është lejuar të vijojnë mësimin në shkolla publike nxënësve që kanë refuzuar të heqin shamitë gjatë orarit të mësimit.

Koalicioni për Kosovë të Rr, pjesë e të cilit ka qenë edhe Partia e Drejtësisë, në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit kishte dhënë premtimin për inkorporimin në kurrikulë të lëndës fetare dhe për mundësinë që do t’ua krijonte vajzave në ndjekjen e shkollimit, pavarësisht nëse ato refuzojnë të zbulojnë kokën.(Koha.Net)

SHPËRNDAJE