Në Koalicioni aktual serbo-shqiptar në Bujanoc, në përbërjen e të cilit janë PD e Nagip Arifit me 12 këshilltarë, ndërkohë që bllokun serb prej 9 këshillarëve e përbëjnë DS, Grupi qytetar Stojança Arsiq, SPS dhe grupi joformal „Sveti apostolli Petar dhe Pavle“, në stilin e spastrimeve ideopolitike të kohës së komunizmit dhe të spastrimeve etnike të kohës së Millosheviqit…

 

 

Avni JUSUFI       

  

Buajnoc,21 qershor

 

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit Hajredin Hyda,ka reaguar sot ndaj deklaratave të këshilltarëve komunalë të partive politike shqiptare PVD.UDSH dhe LPD,se kinse kuvendi komunal i Buajnocit ka shkarkuar  66 shqiptarë që kanë pasur poste në këshillat komunal.

 

LIDERSHPI I RI NË BUJANOC NJË VATËR E ANTAGONIZMAVE NDËRSHQIPTARE

 

Kryetari Hajredin Hyda  përmes një deklarate ka thënë, se vetëm janë bërë ndërrimet e disa anëtarëve që delegohen nga administrata komunale e Bujanocit dhe në vend të tyre janë emëruar 41 anëtarë shqiptarë dhe 13 serbë dhe janë plotësuar disa vende të tjera.

 

Hajredin Hyda gjithashtu ka komentuar edhe projektet e filluara nga koalicioni i mëparshëm qeverisës në komunëne  Buajnocit. Theksojmë,se në reagimin e firmosur nga shefat e këshilltarëve të grupeve parlamentare komunale thuhet se “Koalicioni aktual serbo-shqiptar në Bujanoc, në përbërjen e të cilit janë PD e Nagip Arifit me 12 këshilltarë, ndërkohë që bllokun serb prej 9 këshillarëve e përbëjnë DS, Grupi qytetar Stojança Arsiq, SPS dhe grupi joformal „Sveti apostolli Petar dhe Pavle“, në stilin e spastrimeve ideopolitike të kohës së komunizmit dhe të spastrimeve etnike të kohës së Millosheviqit, para skadimit të mandatit, ka shkarkuar nga detyrat e anëtarëve të bordeve menaxhuese të ndërmarrjeve komunale 66 shqiptarë, për t’i zëvendësuar ata me pjesëtarë besnik të këtyre këtij koalicioni.

SHPËRNDAJE