QOSJA PA PËRKRAHJE…. PO JU PAJTOHENI QË VERIU I KOSOVËS TË SHKOJNË ME SERBINË PËR PRESHEVËN ?

Mentor BUZHALA
     Ideja për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë, e hedhur nga akademiku Rexhep Qosja në intervistën dhënë agjencisë informative “Presheva Jonë”  është e papranueshme për Qeverinë e Kosovës dhe partitë opozitare, sipas të cilave, zgjidhja e vetme territoriale është brenda pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Edhe kryetari i Listës Shqipëria Natyrale, Koço Danaj, kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve


Prishtinë –  Shkëmbimi i territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, sipas idesë se akademikut Rexhep Qosja, është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës, partitë opozitare në vend, analistë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare.

Qosja në një intervistë për një agjenci të lajmeve kishte deklaruar se për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së shqiptarëve, Lugina e Preshevës duhet t’i bashkëngjitet Kosovës, pjesa veriore e Kosovës duhet t’i bashkëngjitet Serbisë.

Por, autoritetet qeveritare në Kosovë janë kundër çdo ndërrimi territorial.

“Ne si Qeveri kemi shprehur disa herë qëndrimin tonë. Respektojmë tërësinë territoriale”, ka thënë për “Lajm” zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri nga LDK, pohon se partia tij nuk dëshiron t’i komentojë qëndrimet e individëve, por thotë se nuk pajtohen me shkëmbim territoresh.

“Zgjidhja e vetme është brenda pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës për ruajtjen e sovranitetit dhe territorit. Nuk do të thotë se ne nuk kemi shqetësime për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Mal të Zi e Maqedoni. Por, ne si LDK nuk pranojmë shkëmbime territoresh, sepse dezintegrimi i kufirit do të shkaktonte probleme zinxhirore”, tha Beqiri për “Lajm”.

Kurse, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, vlerëson se Institucionet e Kosovës duhet të shtrihen në veri të vendit, tek atëherë do të mund të hapet ndonjë debat për shkëmbim territoresh.

“Qeveria duhet të shtrijë autoritetin e saj në veri, në mënyrë që të ketë funksionim normal të shtetit në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Tek më pastaj po qe se hapen tema të këtilla, mund të diskutohen, por pas vendosjes së legjitimitetit dhe funksionimit të shtetit në Veriun e Kosovës. Megjithatë ne nuk kemi territore për të falur, apo për të ndërruar. Por kemi nevojë që territoret tona t’i mbajmë, dhe po ashtu të funksionojë shteti”, tha Isufi.

Ndërsa analisti i njohur shqiptar dhe kryetari i Listës Shqipëria Natyrale, dr.Koço Danaj, është i prerë në qëndrimet e tij, duke thënë se shqiptarët sot duhet të bisedojnë për bashkim me Shqipërinë, e jo shkëmbim territoresh. Ai thotë se Lista për Shqipëri Natyrale, pranon të ulet dhe të bisedojë me fqinjët apo edhe bashkësinë ndërkombëtare duke pasur një dysheme të palëvizur.

“Kjo dysheme politike është akti juridik i pavarësisë se Shqipërisë Natyrale i shpallur më 28 nëntor 1912, që shpalli kufijtë e Shqipërisë natyrale nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup. Pra, bisedime mund të bëhen vetëm kur të pranohet nga 6 fuqitë e mëdha që më 1913 kanë bërë barbarizëm dhe gjenocid mbi shqiptarët, duke i copëtuar në 5 pjesë, kur të pranohet Akti Juridik i Qeverisë së Vlorës që krijoi Qeverinë e Shqipërisë Natyrale, Kuvendin e Shqipërisë Natyrale, policinë dhe ushtrinë e saj”, tha Danaj për “Lajm”, duke shtuar se jashtë këtij akti juridik, Lista për Shqipëri natyrale, të gjitha deklarimet, propozimet apo qëndrimet e shprehura i konsideron kundërhistorike.

“Pjesa në fillim bashkohet me të tërën, jo të ricopëtohet në mënyrë demokratike. Kosova, Shqipëria Lindore në Maqedoni, Lugina e Preshevës janë pjesë të Shqipërisë Natyrale. Shqiptarët sot duhet të flasin për bashkim në Shqipërinë Natyrale dhe jo për shkëmbim territoresh shqiptare. Viti 2012 është vit i shqiptarëve, Shqipëria Natyrale tashmë është një realitet, edhe fuqitë e mëdha, këtë vit, apo vitin tjetër do të pranojnë të anulojnë Londrën 1913”, thotë Danaj.

Analisti Ilir Ibrahimi mendon se në këtë rast duhet nisur nga parimi se kufijtë nuk janë një gjë që nuk mund të ndryshohet kurrë.

“Këtu bëjnë pjesë edhe çështja e veriut të Kosovës dhe Lugina e Preshevës. Komuniteti ndërkombëtar ka hedhur poshtë çdo ndryshim kufijsh në Ballkan, duke pasur parasysh që kjo mund të zgjojë apetite edhe në vende të tjera të Ballkanit, prandaj edhe politikanët kanë qenë të rezervuar për ta trajtuar këtë çështje, por, personalisht mendoj që kjo tezë e hedhur nga akademik Qosja duhet të merret seriozisht nga politikëbërësit tanë”, tha për “Lajm”, Ibrahimi, duke shtuar se qeveria në Beograd në të afërmen nuk do të arrijë t’u japë të drejta shqiptarëve të Luginës, çfarë u jep Kosova minoritetit serb.

Sipas tij, nëse Serbia dhe Kosova mund ta gjejnë një gjuhë të përbashkët në shkëmbimin e territoreve, kjo është e realizueshme, sidomos nëse ajo çon drejt zgjidhjes së dy problemeve, me të cilat ballafaqohen të dy shtetet.

Ndërsa, analisti Halil Matoshi, mendon se ndërrimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës krijon presedan dhe rrezikon Maqedoninë.Lajmonline

————————

 

JA EDHE KOMENTET E JUAJA:

  • 22 personnes aiment ça.
    • Valon AmetiEdhe Veriu edhe Presheva jane SHQIPTARI..nuk duhet ti shkembejm, se Serbia don ta mer Trepcen..se Kosova nuk ia din tmiren.. dikur kan than TREPCA RADI BEOGRAD SE GRADI ( Trepca punon, Beogradi ndertohet ).. KUJDES !!

      Il y a 21 minutes · · 5
    • Antii Viirusiune jo nuk pajtohna edhe presheva edhe mitrovica duhet te jen te kosoves

      Il y a 21 minutes ·
    • Shemsedin Berishaqosja ne politik mer vesh sa pula ne telefon.

      Il y a 21 minutes · · 1
    • Maksim RakipajQosja mbeti komunist,nxenes i Leninit,tuj u plak tuj u marrue

      Il y a 20 minutes ·
    • Wali RexhepiPo.

      Il y a 20 minutes ·
    • Albert Haxhaska shanss me nshu mitrovicen MITROVICA OSHT E JONA♥

      Il y a 19 minutes · · 1
    • Shqipe Dervishijo

      Il y a 19 minutes ·
    • Nikolas Dee Jaykush legen e ben ket pyetje???? serbet erdhen 700 vjet pas krishtit ne ballkan!!!duan motrat e tyre ti nxjerim ne vitrinat e hoaldes dhe germanis!!! kujdes me pyetjet!!!

      Il y a 15 minutes · · 1
    • Kamber Peka Po keto pse bejne like me?!
      Natyrisht qe jo ne duam Luginen brenda Kosoves dhe nuk leshojme asnje territor…

      Il y a 12 minutes ·
    • Besnik Shainidyjat jan tonat, ama duhet me pas bole me mor preshrven e me majt mitrovicen, e politikant e sodit skan bole, ata qe kan-sdojn

      Il y a 11 minutes ·
    • Jordi Voci RexhaKy esht budallalliku me i madh qe degjoj

      Il y a 10 minutes ·
    • Arbnor Hotikrejt mitrovica ja qifshin robt qosjes

      Il y a 9 minutes ·
    • Jeta Gjonajqe nga perfundimi i luftes e deri tani serbet e veriut nuk e pranuan kosoven shtet deri tani askush nga ajo an nuk paguan tatim as nje faktur nuk ndalet tu provoku as nje qast shkaku i tyne e beren flamurin hotel e un po mendoj se nese qajo pjese i ipet atyre se ashtu kshtu sen ski me pas pi asaj pjese veq problem ather na ndrrohet harta bashk me flamurin e presheven e marim ne qe e kem te shpirtit e te gjakut e spo di mendoni mir e mir a kishit mujt me maru shpi ku krejt kojshit jaan serb apo e keni enderr ket a kishit mujt mei edu kufmit shqip nese milloradin e jovanken e ku ta di un i ki kojshi te par jo ather thyne qafen me qat pjes e ta marim pjesen qe esht origjinal shqiptar mos komentoni veq permensh po analizoni pak dreqi e hokt se metem tu sha pa dit sen pihaaaaaaaaaaaaaa

      Il y a 7 minutes · · 1
    • Belqia Ziba Qosja…ithtari i katrahures se 1997 ne Shqiperi ,qe ai e quajti” Revolucioni i vonuar demokratik “….! Jo faleminderit, pas kesaj idete e tij politike nuk ja vlejne me qe te diskutohen …
  •  

    Avni Mula qoshja e qoshev , le ta jep shtepin e vcegt ,se me tok te kosoves ka kush meret,

    Il y a 16 minutes · J’aime

    Albi Rexha Kurr

    Il y a 16 minutes · J’aime

    Dali Alili vetem shqiptaret bejn ndryme me token e vet po edhe veriu edhe presheva jane toka shqipatre ….. ani Qosja baba i kombit prej ty me ardhe ky propozim!!!!!

    Il y a 11 minutes · J’aime

    Arber Ademi ASNIHEREE

    Il y a 11 minutes · J’aime

    Gazmend Hajdari Do te ishte menquria me e madhe se edhe ashtu veriu iku siq po shifete se shqiptaret jane dhene pase hajnise dhe pasurise personale e sidomos klasa politike nen thonjza ase qe qane koken per veriun.Paramendoni atje jane vetem 35 mije serbe dhe kjo qeveri spo ka mundsi ti qeroj hesapet me ta e dini pse se te gjitha bizneset e tyre rrjedhin nga veriu te gjithe jane te kapure nga kriminelet serbe .

 


3 Komente

  1. isa kryeziu, February 14, 2012:

    pershendetje JUVE redaksi nuk esht hera e par qe pr qosja del me ide te mbrapshta baba i kombit e ka humb kaher liderizmin ai lancon ket ide per te dyten her po kush nuk ja ver veshin atipo ky ja fal token ton serbis se ai esht prej gusise po esht kshilltar i kryeministri ati ne ti thon se se per ate punon kryeministri ja leju si ndihme per ribotimin veprav te qosjes ke nda hiq me pak se 200 mi eu te taksapaguseve te popullit ma te varfer ne KOSOVE un i them qosjesme deshire as edhe nji plemb nuk ja falim token ton qosjes po me vjen keq tju themi profit rri rehat o plak se skeni mbet per kto marrina jupershendes

  2. nazi, February 15, 2012:

    Qoses ika pordh truri edhe aj ika akoma qmimet e serbis qe ju kan dhuru pi serbve gjat luftes ne kosove

  3. muhamedi, February 25, 2012:

    Mir pra lene kosoven lindore e hupne kosoven
    veriore.Qysh po shkon puna qashtu ka mu bo.
    O Buzhalooo,po qysh po ta merr mendja ti serbt e mitrovices mi shti n grusht,pa je dhon t drejtat qe pi lypin..Ata ja kan mu dajt pi kosoves ja kan me bo autonomi n kosove.Po u bonen autonomi n kosove,kosova me ata nuk shkon te para.Ata kan me pas t vetmen detyr mos me lon kosoven me shku te para,Per standard nuk ja ndin se srbija i mban.
    Lugina e Presheves n serbi osht si mjalti n mut.Serbt e mitrovices n kosov jon si muti n mjalt.Kurr kosova me serbt e mitrovices smun me shku te para.Bile edhe ata t gracanices kan mi pengu.Heki mare qent se t lehin gjith diten e gjith naten e s t lojn rahat kurr.Heki edhe Preshevart pi mutit se kurr drit smujn me pa.Kjo pu shifet qe 13 vjet.Kosova me srbin osht n bela edhe duhet mi ftillu kta punt.Leni ju maqedonin bosnen kroacin etj.se ska lidhje kjo pun.Ata s jon n bela.Sa per xehet e kosoves,kush po thot se ti merr serbija.Ka kush i mat kto pun.Ti vec duhesh me luftu me dhon ma pak.
    Ata byroktrat e jashtem(kurvat)e kthejn qysh t dojn tia spe dishe a?Hajt se frik e merr vesh.

Komentoni