Gjenevë, 14 janar  -Ashtu siç ishte parlajmëruar, sot në Gjenevë u zhvillua një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe izolimit të tij nga Franca.

Në protestën e sotme në Gjenevë për ish-kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, morën pjesë qindra shqiptarë nga Kantoni i Gjenevës dhe mbarë Zvicra, por edhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva e Janina, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Protesta për Haradinaj në Gjenevë, bashkon shqiptarët e diasporës

Protesta nisi me himnin kombëtar dhe marshin e UÇK-së dhe më pas pasuan brohoritjet për UÇK-në dhe Ramush Haradinaj, kurse në duar protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet në shqip, anglisht e frëngjisht “Ramush-liri”, “Ramush, Ramush ska stabilitet pa ty!”, “Liberte pour Haradinaj”, “Francë, liro Ramushin, mos u bëj  viktimë e manipulimeve serbe”; “Nuk jam Charlie”!, “Je suis pas Charlie” etj.. Protestuesit në duar mbanin kryesisht fotografi të Haradinajt si kryeministër dhe si komandant (me uniformë të UÇK) si dhe flamuj shqiptar, të Kosovës, të UÇK-së, të Zvicrës dhe NATO-s.

Protesta për Haradinaj në Gjenevë bashkoi shqiptarët e diasporës dhe në protestë u panë shqiptarë e anëtarë të LDK-së dhe PDK-së. Përfaqësuesit nga Shoqëria “Lëvizja” në protestën e sotme  në qendër të Gjenevës (Plaine de Plainpalais)  e konsideruan ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm e pa kusht të tij.

Me pas fjalën e mori kryetari i degës së AAK-së në Zvicër, Mentor Mushkaloj,  i cili kërkoi lirimin e pakushtëzuar të liderit, Haradinaj. Ai njëkohësisht kritikoi edhe autoritetet e qeverisë së Kosovës për kurthin e arrestimit të ish-kryeministrit në Francë, të cilët në dialogun e dështuar në Bruksel bënë më shumë për serbët se sa për luftëtarët dhe shqiptarët në Kosovë.  Mushkaloj nga AAK në Zvicër tha po ashtu se arrestimi i Haradinaj është i motivuar poltikisht dhe i nxitur nga Beogradi dhe Parisi.

Në protestë foli edhe kryetari i degës së AAK-së në Gjenevë, Ilir Koprani

 

 

SHPËRNDAJE