Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero VIDEO

Nga Ermira Babamusta

 

LLOCH-i është personazhi më i ri komik krijuar nga një grup i talentuar artistësh, aktorë, regjisorë dhe muzikantë nga Kosova. Përrallat e tyre do të lansohen në kanalin zyrtar LLOCH në Youtube.

Ky projekt trajton një larmi temash sociale, të shprehur në vetën e parë nga prespektiva të ndryshme, të ngjyrosura me satir, dhe lojë të mrekullueshme.

Me 11 maj 2018 u publikua përralla e parë titulluar “Heroi” që trajton temën e një veture legjendare dhe shumë të preferuar për shqiptarët “Golfi II”.  Me moto “Qeveritë shkojnë e vijnë, Golf 2-shi mbetet Hero” ata filluan ket projekt duke lajmëruar se ditëve në vijim do të ketë edhe përralla tē reja.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni