QEVERIA SHQIPTARE, mundëson kuata për master edhe për studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës…

Ndarja, sipas vendimit të qeverisë, përfitojnë edhe shqiptarët nga jashtë kufijtë e vendit Kuota për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, ndahen ndërmjet aplikantëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit: Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. njofton agjencia informative « Presheva Jonë » duke ju referuar bruimeve të gazetës SHQIP

Tiranë, 16 janr/AIK-Presheva Jonë

Qeveria ka miratuar vendimin për kuotat në sistemin pasuniversitar për vitin e ri akademik. Konkretisht, qeveria ka miratuar tarifat e shkollimit që do të jenë me këste, ka vendosur të heqë 50 për qind të tarifës për kategoritë në nevojë, ndërsa ka paraqitur edhe ndarjet për kuotat e masterave part-time dhe në distancë për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, shtetasit e huaj, si dhe ka përcaktuar numrin e transferimeve që do të realizohen në këtë sistem.

Ata që zotërojnë një diplomë universitare së paku “Bachelor” të fituar brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme me të, ka të drejtë të aplikojë në programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”, me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, në institucionet publike të arsimit të lartë.

Kuota e përgjithshme e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për studimet e ciklit të dytë “Master Profesional”, me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, për vitin akademik 2011-2012, janë 1370. Të ndara sipas vendimit të Këshillit të Ministrave janë: kuota e pranimeve të reja, në programet e studimit 1230, këto të ciklit të dytë, më kohë të pjesshme. Kuotat për transferim studimesh janë 40. Kuota për shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetas të tjerë të huaj janë 60. Kuota për ish të përndjekurit politikë 40.

Studentët e paguajnë tarifën e shkollimit, të ndarë në këste, në përputhje me kreditet e lëndëve që do të frekuentojnë në çdo vit akademik. Studenti i nënshtrohet tarifës së shkollimit për një lëndë sa herë e frekuenton atë. Studentët e shkëlqyer përjashtohen nga tarifa e shkollimit në vitin akademik pasardhës.

Referencat

Kuota për transferim studimesh, shpërndahet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve publike të arsimit të lartë. Kuota për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, ndahen ndërmjet aplikantëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit: Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja. Këto kuota administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të legjislacionit në fuqi dhe të marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe.

Transferimet e studentëve në numrin përkatës të kuotës, bëhen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë, në përputhje më kriteret e përcaktuara e të bëra publike paraprakisht.

Po ashtu, kuotat për shtetasit e huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të legjislacionit në fuqi dhe të marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe.

Shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetasit e huaj që do të vazhdojnë studimet në një program studimi me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë, në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, me marrëveshje zyrtare, shtetërore, është parashikuar ndryshe.

Kuota e pranimeve për ish të përndjekurit politikë ndahet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të listës së hartuar nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Pranimet do të bëhen vetëm në rast të plotësimit të kritereve të vendosura nga institucionet publike të arsimit të lartë.

Tarifat

Kandidatët që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë “Master Profesional” me kohë të pjesshme, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2011–2012 dhe që u përkasin shtresave sociale, si: personat që nuk shikojnë dhe që nuk dëgjojnë, invalidët, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, fëmijët që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijët romë, ballkano–egjiptianë apo fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të rënë për shkak të detyrës dhe të ish të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifës së shkollimit. Këtë të drejtë do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave sociale.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni