PDK-ja dhe Lista “Ibrahim Rugova” zyrtarisht në koalicion

Bëhet e ditur se Ukë Rugova do të mbajë postin e deputetit, kurse Bujar Bukoshi do të jetë zëvendëskryeministër dhe Dardan Gashi ministër, kurse zv.ministrat do të caktohen më vonë.
Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata Lista “Ibrahim Rugova” pas takimeve të zhvilluara pa praninë e medieve edhe kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion. Subjekti që ka vetëm një deputet në Kuvend do të ketë një zëvendëskryeministër, një ministër dhe dy zv.ministra.

Konfirmimin për zyrtarizimin e koalicionit e bëri të ditur për Kosovapress Dardan Gashi nga Lista “Ibrahim Rugova”, i cili tha se për shkak të agjendës së ngjeshur të kryeministrit Thaçi nuk ka pasur konferencë, por do të lëshohet një komunikatë. Ai tha se nga marrëveshja e arritur Lista do të ketë një zëvendëskryeministër, do të udhëheqë Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe do të ketë dy zv.ministra.

Lista “Ibrahim Rugova” ka vetëm një deputet në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja i ka dhënë katër poste të larta qeveritare. Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës do të kenë edhe një takim jo formal me përfaqësuesit e Listës “Ibrahim Rugova” dhe mandej pasdite pritet të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion me këtë subjekt.  Mandatari për formimin e Qeverisë njëherësh edhe kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi dje ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me tri subjekte politike, Aleancën Kosova e Re, Partinë e Pavarur Liberale dhe Grupin Parlamentar 6 Plus.

Marrëveshje për koalicion pritet të nënshkruhet edhe sot mes PDK-së dhe Listës “Ibrahim Rugova”, por ende nuk janë dhënë detajet se si do të ndahen postet ekzekutive me këtë subjekt. Njëri ndër themeluesit e Listës “Ibrahim Rugova”, Astrit Haraqija ka thënë për Kosovapress do të kenë edhe një takim jo formal me përfaqësuesit e PDK-së, ku pritet të sqarohen të gjitha çështjet dhe pastaj pritet që pasdite të zyrtarizohet marrëveshja.

Haraqija bëri të ditur se deputeti i Listës “Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova do të votojë edhe Bexhet Pacollin për president të vendit. Nënshkrimin e marrëveshjes në mes PDK-së dhe Listës “Ibrahim Rugova” e ka konfirmuar edhe Memli Krasniqi, i cili ka thënë zyrtarizimi pritet të ndodh pasdite.

SHPËRNDAJE