Qeveria e Maqedonisë 100 mijë euro ndihmë Japonisë

Qeveria e Maqedonisë do të akordojë një fond prej 100 mijë eurove si ndihmë për Japoninë e shkatërruar nga tërmeti dhe cunami i ditës së premte.

 

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë të zhvilluar mbrëmë, me ç`rast është obliguar që Ministria e Jashtme të vazhdojë komunikimin me ambasadën japoneze në Vjenë, që është përgjegjëse për Maqedoninë, për të shqyrtuar edhe mundësinë e dërgimit të ndihmave të tjera humanitare.

 

Në një komunikatë të Qeverisë theksohet se me këtë gjest, Qeveria e Maqedonisë po tregon solidaritetin ndaj vendeve që po përballen me katastrofa të rënda natyrore.

 

Sipas MPJ në Japoni janë rreth 30 shtetas të Maqedonisë dhe një promotor ekonomik. KJo ministri rekomandon qytetarët që të mos udhëtojnë në Japoni gjatë ditëve të ardhshme.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni