Gratë të cilat kalojnë shumë kohë ulur përshpejtojnë procesin e plakjes, paralajmërojnë ekspertët.

Nëse qëndroni ulur për më shumë se 10 orë në ditë, ju “plakeni” me 8 vite më shumë seç duhet, zbulon studimi më i fundit.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego morën në studim lëvizjet e 1,481 grave mbi moshën 64, dhe gjetën një lidhje të fortë mes jetesës passive dhe plakjes së parakohshme të qelizave në trup.

Ky process rrit rrezikun e kancerit, diabetit e sëmundjeve të zemrës.

Vetëm gjysmë ore në ditë me ushtrime të moderuara – si ecje të shpejta, kujdesje për kopshtin apo çiklizmi, mjafton për të “zhbërë” dëmin e të qëndruarit ulur.

SHPËRNDAJE