I pari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i ka dhënë tender në vlerë gjysmë milioni euro kompanisë së bashkortakut të tij dhe kompanisë që i ka bërë fushatën elektorale.

Gjatë vitit 2011 Mustafa i ka dhënë këta tenderë Mustafë Shalës me të cilin janë ortakë në kompaninë “Fruta Viva”, derisa tenderi në komunë është marrë përmes kompanisë “Compact Group”, në vlerë 257 mijë euro.Kompania tjetër “Viva Print”, e cila ishte e kontraktuar që t’i bënte fushatën PDK-së në zgjedhjet lokale në Gjilan, gjatë vitit 2011 ka marrë punë nga komuna në vlerë 255 mijë euro.

Mustafa: Do t’i përkrah aktivistët e PDK-së

Kreu i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka mohuar të ketë ndikuar direkt në dhënien e tenderëve për këto kompani, duke thënë se kompanitë në fjalë kanë marrë punë bazuar në ligj.

“Kompanitë në fjalë, i kanë fituar punët bazuar në ligj dhe 100 për qind ndershëm. Ato kompani kanë bërë punët ndershëm skajshmërisht”, ka thënë Mustafa.

Ai e ka përsëritur qëndrimin e tij, për sa i përket përkrahjes së aktivistëve të PDK-së. “E kam thënë gjatë pesë fushatave zgjedhore dhe po e përsëris edhe tani, që për kushte të barabarta do t’u japim punë dhe punësim me ligj aktivistëve të mirë të PDK-së”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se këta aktivistë u kanë mundësuar që kjo parti të vijë në pushtet…. (“Zëri)

SHPËRNDAJE