Lajme jo të mira nga Presheva sa i përket furinizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm..është fjala se qytetarët e Presheveës bashkë me defektet me ujin e pijshëm po përballen  edhe me vapën keto ditë Ramazani. Lajmi i djeshëm i N.P.”Moravica” se pompat e ujit në fshatin Zhunicë janë në  rrezik demtimi apo shpërthimi bashkë me ndaljen e ceshmës tek Plepat e Preshevës n’midis Ramazanit ka shkaktuar reagime tek qyetarët e Preshevës. 
Presheve, 12 gusht
Ceshmja tek Plepat e Preshevës për qytetarët e Preshevës nuk është vetëm një ujë i thjeshtë, por dhe medikal, dmth shërues. Këtë e dëshmon radhët e qytetarëve duke pritur me vetura, traktorë e kanta, shishe te zbrazta për ti mbushur me ujë. Radhë të gjata vërehen sidomos këtyre diteëv të ramazanit dhe vapës. Prandaj, ndërprerja  e papritur e këtij burimi të ujit të pijshëm ka shkaktuar reagime të mëdha jo vetëm nga qytetarët tanë por edhe nga tjerët, sidomos nga ata nga Maqednia të cilët edhe nga Kumanova shërbehen me këtë ujë të pijshëm. Asip ismaili nga Kumanova kishte ardhur me veturë i cili kishte marur mjete për të mbushur me ujë, por u kthye mbrapa i deshpruar..”Kuu-kuuu…na paska fikë bre…po qysh more valla me sa men me e ndal ujin e pijshëm në këto ditë Ramazani, besa edhe vapë e madhe.. duhet me pas pak gjynah. Këtë ujë e perdorim në familje jo vetëm me pi, por edhe për ilaç..” tha për agjencinë “Presheva jone” .A. Isaili nga Kumanova i cili kishte ardhur me mbush ujë tek çeshmja e Plepave në Preshevë.
Për qeshtjen e ujit të pijshëm. Agjencia Informative “Presheva Jone” ka kontaktuar edhe drejtorin e “Moravices” z.Naser Sadikun i cili ka shprehur shqetësim të madh për rastin e parë, rrezikun e demtimit të pompave të ujit në Zhunicë. Kurse sa i përketë çezmçs tek plepat, nën ndçrmarrjen “BICI” N. Sadiku, duke folur për vlerën e ujit në këto ditë Ramazani dhe vape ai ka kërkuar ndjes  nga qytetarët për këtë defek të papritur..”Cezmja tek plepat sipas të gjitha gjasave do të lëshohet kismet nesër, pas rregullimit të një defekti të vogël i cili me intervenimin e shpejtë të organeve kompetente. Pra,  çezmja është në riparim e sipër dhe shpresojmë se nesër, kismet ajo do të jetë e gatshme, në funksionim..”
SHPËRNDAJE