Legjendë apo thjesht një atlet i suksesshëm? Kjo është pyetja që shtrojnë shumë sportëdashës dhe tifozë të Usain Bolt, i cili fitoi tri medalje të arta në Londra 2012, duke përsëritur suksesin e Pekinit.Vetë sprinteri ishte i qartë pas garës së 200 metrave kur tha se tashmë e ka shkruar historinë e këtij sporti, por kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge u tregua më i matur në vlerësime duke theksuar se Bolt nuk është ende një legjendë. Nuk vonoi edhe kundërpërgjigja e rekordmenit botëror në 100 dhe 200 m, i cili preferoi të bënte një pyetje. “Çfarë duhet të bëj më shumë që të kthehem në legjendë ?”. Në vijim Bolt kujtoi se ka fituar në çdo disiplinë në të dyja olimpiadat rresht dhe shtoi se pas suksesit edhe në botëror, nuk di se çfarë duhet të bëjë më tepër që të cilësohet legjendë.

SHPËRNDAJE