Partia Për Veprim  Demokratik gjatë orëve të pasdites së sotme në mënyrë solemne përpara ndërtesës së Kuvendit Komunal në Preshevë, përmbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 majit. Tubimi i sotëm u hap me intonimin e himnit kombëtarë e që  më pas moderatorët bënë hapjen e programit me prezantimin e 38 kandidatëve potencial për këshilltarë që u krijuar ambient festiv me prezencën e një numri të madh simpatizuesish e përkrahës të kësaj partie.

Salla e sporteve në Bujanoc, ishte e  mbushur përplot me anëtar dhe simpatizant të PVD-së  të cilët me ovacione dhe  duartrokitje të gjata pritën në sallë kreun e PVD-së Riza Halimin, të shoqëruar nga përfaqësuesit e listës zgjedhore të Degës së PVD-së në Bujanoc. Bartësi i listës së PVD-së, kryetari i deritashëm i komunës Shaip Kamberi, duke falënderuar anëtarët simpatizantët dhe të gjithë qytetarët për një fushat tejet dinjitoze dhe duke elaboruar sukseset e pushtetit që ai drejtoi përkundër  pengesave të natyrës objektive që i kishte, ftoi që të dielën në mënyrë sa më masovike të gjithë t`iu drejtohen kutive të votimeve në mënyrë që të vazhdohet ky trend i mirë i filluar për ndryshimin e jetës së qytetarëve.

 

Ndërsa para të pranishmëve në Preshevë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri foli për rezultatet e arritura të këtij institucioni që sot funksionin me mbështetjen e PVD-së. Më pas nënkryetari i Medvegjës Fehmi Beha tha se PVD është parti e vetme e cila korri suksese të ndryshme.  Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit e kryetar i degës së PVD-së elaboroi me disa fjalë periudhën e sukseseve të  PVD- së që nga themelimi i saj e deri më sot si parti më e fuqishme në rajon, që u  garantoi fitore vetëm duke rrethuar numrin 6 dhe atë 15.  Në një atmosferë jo të zakontë festive, të entuziazmuar dhe me brohoritje PVD e Riza Halimi  para qytetarëve e  simpatizantëve të Partisë për Veprim Demokratik  në qendër të qytetit të Preshevës foli Lideri i parë i Luginës njëherit edhe kryetari këtij subjekti politik i  potencoi se tani më dihet më 6 maj  ka ardhur koha për ndryshime pozitive që po e dëshmoni ju sot me vetë prezencën tuaj. Simpatizuesit u shpërndan të qetë me thirrjen duke rrethuar numrin 6 për zgjedhje lokale dhe atë 15 për parlamentare. Atmosferën festive e bëri më madhështore vetë prezenca e këngëtarëve më eminent të estradës kosovare Sabri Fejzullahu dhe Ryva Azizi .

SHPËRNDAJE