Bujanoc, 21 prill 2012 – Mijëra anëtarë, simpatizuesë dhe qytetarë të shumtë të Komunës së Buajnocit dhe përreth  kanë rikonfirmuar sot anëtarësinë e tyre besnike ndaj partisë më të madhe në Luginë që i  rreshton  shqiptarët në radhët  e PVD-së.

 

I përcjell me ovacione, brohoritje dhe duartrokitje të gjata, duke falënderuar të gjithë për këtë pjesëmarrje masovike lider i  PVD-së Riza Halimi, deklaroi se “ kjo është dëshmia më e mirë se Partia për Veprim Demokratik është  konsekuente në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve  në Bujanoc dhe në të gjithë Luginën e Preshevës, njofton PreshevaNEWS

 

Ky ka qen motive ynë atëherë kur ne e formuar partinë dhe të gjithë veprimtarët tanë e kishin këtë qëllim, jo që të formojmë parti për pushtet local por të bëjmë parti për Luginën e Preshevës, të bëjmë parti për mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Veprimtarët tanë qoftë në Preshevë, në Buajnoc apo edh enë Medvegjë, përkrahën luftën e drejtë për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. Dhe këtu  u dëshmua koncepti jonë i pashmangshëm, i patundshëm, koncepti që mbron këmbëngulësin që të mbrojmë të gjitha të drejtat tona kolektive, të gjitha të drejtat e garantuara me konventat më të larta ndërkombëtare.”

Kryetari i Komunës në Bujanoc njëherësh Kryetar i degës së PVD-së në Buajnoc dhe nënkryetari i partisë, Shaip Kamberi, për të cilin masa e tubuar u ngrit për disa minuta në këmbë duke duartrokitur dhe brohoritur për fitore,  masën e tubuar e falënderoi duke thënë “kjo është dëshmia që ju të gjithë jeni përgatitur për fitore”.  Më tëj Kamberi, deklaroi se “ në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 6 majit, Partia për Veprim demokratik po hynë  e përgatitur më mirë se gjithë herë. PVD, në përgjithësi dhe dega e saj në Bujanoc, ka përgatitur program të veçantë përmes se cilit do t’i mbrojmë interesat e shoqërisë shqiptare në Bujanoc. PVD është forcë e cila gjeneron unitet dhe si e tillë do të korrë fitore.

Shaip Kamberi ka ftuar elektoratin e PVD-së për fushat të dinjitetshme dhe për unitet, ai ka përkujtuar se PVD ka pasur qeverisje stabile me LPD-ne dhe me UDSH-në, ndërkohë që ka paralajmëruar angazhim serioz që kjo qeverisje të vazhdoj edhe në mandatin që po vie. Na kanë akuzuar se nuk ka unitet, por koha dhe ngjarjet po i demantojnë ato. PVD është e vetmja rrugë për Bujanocin dhe si e tillë është në ballë të proceseve. Se ne jemi në rrugë të drejtë dhe se ne jemi e vetmja rrugë e cila ofrohet për qytetarët e Bujanocit, por edhe të Luginës së Preshevës u dëshmua në ditën e djeshme, kur për një ditë të vetme tre ambasador të vendeve më relevante ndërkombëtare vizituan Bujanocin dhe dhanë përkrahje të pakontestueshme për veprimet tona.”,

 

Tubimi i PVD-së, ishte  më seriozi i organizuar deri më tani nga të gjitha subjektet që kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e 60 majit. Përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik, për të pranishmit në sall ishte përkujdesur që t`i argëtoj grupi i mirënjohur i muzikës argëtuese “Elita 5” dhe këngëtari preshevar “Gold AG”. Para masës së tubuar ka folur edhe Kryetarja e Forumit të Gruas të PVD-së, e cila ka kërkuar pjesëmarrje masovike të grave në zgjedhjet e 6 majit në mënyrë që zëri i tyre të jetë më I fuqishëm në mandatin vijues.

SHPËRNDAJE