Riza Halimi kryetar i Partisë për Veprim Demokratik njëherit edhe bartës i listës së PVD kritikoi mjaft këtë udhëheqje të gabueshme në shumë sfera të pushtetit aktual të Preshevës që i ka ardhur fundi, raporton TVP

 

Preshvë, 18 prill

 

Abdurrahim Kadriu kryetar i kësaj nëndege theksoi se ne jemi çelësi i fushatë nëpër nëndegë që dëshirojmë të jemi edhe çelësi i fitores për këto zgjedhje. Ndërkat kandidatja e mundshme për këshilltare Albina Mustafa, infermiere tha se ne synojmë të realizojmë në mënyrë të përpiktë programin e PVD-së ‘ Për Ndryshime Pozitive ‘e që si prioritet do të jetë rinia. Afërdita Hasani stomatologe paraqiti prioritetet rreth fushës së mjekësisë por nuk la po theksuar edhe dobësitë e tanishme nga fusha e shëndetësisë në vend. Riza Halimi kryetar i Partisë për Veprim Demokratik njëherit edhe bartës i listës së PVD kritikoi mjaft këtë udhëheqje të gabueshme në shumë sfera të pushtetit aktual të Preshevës që i ka ardhur fundi. Zoti Halimi nuk la pa potencuar margjinalizimin e Preshevës. Në fund ai i ftoi të gjithë simpatizuesit e tij të votojnë numrin 6 ‘ Për Ndryshime Pozitive’.

SHPËRNDAJE