Putini në Slloveni e Serbi për gazsjellësin “Rryma e Jugut”

 

Kryeministri rus, Vladimir Putin viziton gjatë javës së ardhshme Serbinë dhe Slloveninë. Bisedimet do të fokusohen në ndërtimin e gazsjellësit “Rryma e Jugut”, projekti rival i Nabukos. Ky i fundit është projekt evropian, që synon zvogëlimin e varësisë energjetike të Evropës nga gazi rus.

 

Putini do të takohet të martën me presidentin slloven, Danilo Tyrk dhe kryeministrin Borut Pahor. Më pas ai do të udhëtojë drejt Beogradit për të biseduar me presidentin Tadiç dhe kryeministrin Cvetkoviç.

Beogradi dhe Lubjana kanë pranuar që gazsjellësi i gjigantit rus Gazprom dhe kompanisë italiane ENI do të kalojë nga këto dy vende.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni